Zyra e Cilësisë

Zyra e Cilësië e Kolegjit "Dardania"

Në driten e orientimit strategjik Kolegji “Dardania” ka miratuar zyrtarisht një politikë të sigurimit të cilësisë e bazuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe menaxhimin e cilësisë. Orientimi strategjik mbështetet në Standardet dhe udhëzimet për sigurimin e brendshëm të cilësisë me të cilin parashihet “Politika dhe procedurat për sigurimin e cilësisë: shih Udhëzimet e vlerësimit, Kapitulli III., sipas pozicioneve:

  • Aprovimi, monitorimi dhe shqyrtimi periodik i programeve dhe titujve. Kolegji “Dardania” si Institucion i Arsimit të Lartë i ka mekanizmat formal për aprovimin, shqyrtimin periodik dhe monitorimin e programeve dhe titujve që ofron.
  • Vlerësimi i studentëve:

Studentët vlerësohen mbi baza të kritereve, rregulloreve dhe procedurave të cilat zbatohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe të cilat janë të publikuara.

  • Sigurimi i cilësisë së stafit mësimdhënës:

Kolegji “Dardania” ka siguruar mekanizma përmes të cilëve ka selektuar një staf mësimdhënës të kualifikuar dhe me kompetencë për mësimdhënie, hulumtime dhe punë praktike. Mekanizmat vihen në dispozicion atyre që bëjnë shqyrtime dhe të jashtme dhe përpilojnë raporte për mësimdhënës.

  • Burimet e mësimnxënies dhe mbështetjes së studentëve:

Kolegji “Dardania” ka në dispozicion resurset të  mjaftueshme dhe adekuate  për mbështetjen e mësimnxënies së studentëve për secilin program të ofruar.

  • Sistemet informative:

Kolegji “Dardania” ka siguruar mekanizma për mbledhjen e informacioneve dhe analizën e tyre të cilat sherbejnë për menaxhimin efektiv të programeve të studimit dhe aktiviteteve të tjera.

  • Informatat publike:

Kolegji “Dardania” për programet dhe titujt që i ofronë rregullisht i azhuron në mënyrë të paanshme, duke i dhënë karakter cilësor dhe sasior, të cilat i bënë publike.

Kolegji Dardania
Rr. Ibrahim Lutfiu nr.93
Prishtinë
+381 38 247 587
+377 44 636 359
info@kolegjidardania.com

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ