Sekretariati

Sekretari i Kolegjit "Dardania"

PhD-cand. Fatlum Mjeku

Sekretari fatlummjeku@kolegjidardania.com

Sekretari i Kolegjit “Dardania”

Sekretari i Kolegjit “Dardania” është autoriteti më i lartë administrativ, përgjegjës për drejtimin dhe mirë funksionimin administratv të kolegjit. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit për çështjet financiare dhe administrative, ka kompetencën e menaxhimit të mjediseve, sigurisë e logjistikës, sipas përcaktimeve ligjore si dhe kompetenca të tjera të parashikuara në legjislacionin dhe aktet normative përkatëse.

Kolegji “Dardania”ka një administratë shumë efektive në kuptimin e organizimit dhe drejtimit të punës administrative, financiare për qëllime praktike. Ajo vepron në bazë të organogrami të Kolegjit dhe të Rregullores për organizimin  dhe sistematizimin e vendeve të punës, ku parashihet përshkrimi  i detajuar i detyrave të secilit vend pune, të drejtat dhe përgjegjësitë, niveli adekuat i kualifikimit, pervoja e punës si dhe koeficienti i pagesës. Sekretari, sipas Rregullores dhe Ligjit të punës nr.03/L-212, e bën vlerësimin e performancës së punëtorëve të administrates, e cila ecuri është treguar shumë e suksesshme në Kolegjin “Dardania”.

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ