Misioni

Kolegji “Dardania”ofron arsimim cilësor në ngritjen profesionale dhe aftësimin praktik të  kuadrove të shkencave humane, aplikative dhe të arteve. Kolegji “Dardania”është përgjegjës që permes mësimdhënies dhe hulumtimit të zhvillojë kuadro të afta, për t’i kontribuuar zhvillimit të qendrueshëm dhe kreativ në sherbim të komunitetit. Të krijoj kuadro kompetente  profesionale për të realizuar kerkesat mësipëme në kontekst të zhvillimit të jetës ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Kosovë.

Kolegji “Dardania”, inkurajon studime  ndërdisciplinare dhe multidisciplinare, të cilat sjellin pasurimin e diturive të studentëve dhe aftësimin e tyre për  të nxën dhe për arsimim gjatë gjithë jetës.

Kolegji “Dardania”, bashkëpunon me organizatat që ushtrojnë aktivitete komerciale dhe  i ofron shërbime sektorit publik dhe privat, qeverisë, komuniteteteve lokale dhe institucioneve të shoqërisë civile, në këtë mënyrë, ai promovon zbatimin e arritjeve të tij kërkimore dhe arsimore dhe kontribuon në zhvillimin e shoqërisë kosovare.

Kolegji “Dardania”do të veprojë si pjesë e integruar në hapësirën evropiane të arsimit të lartë përmes aplikimit të standardeve të përbashkëta të vendosura me Deklaraten e Bolonjes për të arritur bashkëpunimin intenziv me institucionet e arsimit të lartë në bashkësinë evropiane dhe më gjerë.

Objektivat

Në realizimin e misionit të tij, Kolegji “Dardania” ka këto objektiva:

  • Kolegji “Dardania”do të zhvillohet si një si një institucion i arsimit të lartë, me spektër të gjerë të programeve studimore dhe hulumtuese në përputhshmëri me mundësitë ekonomike dhe nevojat e tregut të shoqërisë kosovare;
  • Të ofrojë programe arsimore të kualitetit të lartë dhe të inkurajojë mësimdhënie cilësore e mjedis kërkimor të përshtatshëm dhe prosperues si bazë për kërkime shkencore cilësore dhe të natyrës  aplikative;
  • Të kërkojë inovacione në programe, dizajnim të kurrikulumit mbi baza të rekomandimeve të koncepcioneve bashkëkohore filozofike dhe  metodologji të të nxënit e mësimit përmes strategjive, formave e procedimeve metodike që sigurojnë ngritjen e cilësisë përmes mësimit interaktiv, kërkimeve dhe praktikës;
  • Të organizojë sistem të mësimit, ligjërimit dhe vlerësimit i cili iu mundëson studentëve   të fitojnë dituritë bazuar në kompetencë, zgjedhje dhe përgatitje cilësore të tyre për karierë dhe dhe për  të nxënë gjatë gjithë jetës.
  • Të mbajë dhe zhvillojë marrëdhënie të mira me institucionet akademike të vendit dhe rajonit për përfitim maksimal të përvojave të avancuara dhe  mundësive të reja, për t,i zbatuar standardet bashkëkohore përmes integrimit në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (Deklarata e Bolonjës), dhe Zonën Evropiane të Kërkimeve dhe Hulumtimeve Shkëncorepër reformim e ngritje të vazhdueshme të cilësisë së mësimeve,  
  • Kolegji do të angazhohet në veprimtaritë publike si gjenerator të zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe shoqëror në përputhshmëri me nevojat strategjike të Republikës së Kosovës;
  • Kolegji “Dardania”do të zhvillojë programe studimore të nevojshme për shoqërinë dhe ekonominë. Do të stimulojë në përsoshmërinë në mësimdhënie dhe në të arriturat akademike të mësimdhënësve dhe studentëve me qëllim të përparimit të sherbimeve të ndryshme akademike dhe studentore;
  • Kolegji “Dardania”do të zhvillojë dhe do të ofrojë forma të ndryshme  të arsimimit gjatë gjithë jetës për nevojat e popullsisë kosovare;
  • Kolegji “Dardania”do të kultivojë parimet morale, etike për tolerancën  në mënyrë që studentët gjatë studimeve të formohen si pjesëmarrës të shoqërisë moderne, demokratike dhe multikulturore për shëbim në komunitet.
  • Të nxisë e të zhvillojë punën kërkimore – shkencore në fushën e shkencave sociale ( ekonomike, juridike, politike) filologjike, përmes bashkëpunimit të në mes stafit akademik nga njëra anë dhe komunitetit biznesor nga ana tjetër.

Kolegji Dardania
Rr. Ibrahim Lutfiu nr.93
Prishtinë
+381 38 247 587
+377 44 636 359
info@kolegjidardania.com

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ