Kolegji Dardania nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

Kolegji Dardania nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

Kolegji Dardania ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MAE) në lidhje me projektin “KODE”, projekt për Ekonominë Digjitale të Kosovës në kuadër të Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës.

Ky memorandum u cilësua si një ngjarje e rëndësishme në ndërlidhjen e arsimit dhe teknologjisë. Përmes këtij memorandumi në veçanti synohet krijimi i qasjes së resurseve të teknologjisë dhe dijes në një rrjet ndërkombëtar për studentë dhe profesorë të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe një bashkëpunim në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e punësimit përmes përfshirjes së teknologjisë së informimit dhe komunikimit.

Ky projekt synon të ndihmojë Kosovën përmes financimit të të gjitha aktiviteteve në lidhje me transformimin dixhital të vendit . Rrjeti për Hulumtim dhe Edukim i Kosovës pretendon që të arrijë zhvillimin e komunitetit të hulumtuesve duke i siguruar këtij komuniteti qasje në resurse të ndryshme dixhitale. Këto resurse përfshijnë qasje në literaturë, infrastrukturë moderne të teknologjisë së informacionit, shërbime të ndryshme dixhitale, si dhe të ofrojë bashkëpunim në mes të institucioneve të arsimit brenda dhe jashtë Kosovës.

Close Menu
en_USEN
sqSQ en_USEN