Alumni Kolegji DARDANIA

Kolegji Dardania përkujdeset që bashkëpunimin me studentët t’a vazhdojë edhe pas diplomimit të tyre, ekipi ynë profesional gjatë gjithë kohës ju ndihmon në identifikimin, planifikimin dhe arritjen e karrierës së preferuar profesionale.

Kolegji Dardania cilësohet si një ndër institucionet më të njohura në vend i cili ndihmon studnetët e vet në gjetjen e intershipeve dhe punësimit gjatë kohës së studimeve dhe pas diplomimit, jo vetëm brenda vendit por edhe në botën e jashtme, si punësime sezonale, vazhdim të karrierës profesionale etj.

Kolegji Dardania njihet për cilësinë e studimeve e për suksesin e të diplomuarve në tregun e punës. Mund të mburremi me numrin e studentëve tonë të diplomuar të cilët sot janë të punësuar si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, e disa prej tyre edhe në pozita udhëheqëse.

Faqja Alumni është krijuar si një vegëlz e cila do të lehtësojë mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme në mes të Kolegjit Dardania dhe studentëve të diplomuar por të krijoj edhe rrjetin social të të diplomuarve në mes tyre, si organizimin e eventeve të ndryshme, pjesëmarrjën në aktivitete të ndryshme të organizaura si nga Kolegji Dardania ashtu edhe nga vet studentët e diplomuar Alumni.

Kolegji Dardania
Rr. Ibrahim Lutfiu nr.93
Prishtinë
+381 38 247 587
+377 44 636 359
info@kolegjidardania.com

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ