Stipendium Hungaricum hap thirrjen për bursa

Stipendium Hungaricum hap thirrjen për bursa

Të nderuar studentë të Kolegjit Dardania,

Ju njoftojmë që procesi i aplikimit për bursat studimore në kuadër të programit “Stipendium Hungaricum scholarship 2020-2021” ka filluar! Këtë vit do të ndahen 75 bursa për studentët nga Kosova, në bazë të kuotave si më poshtë:

– 55 bursa studimore të plota për programe në nivelin BA/BSc;
– 10 bursa studimore të plota për programe në nivelin MA/MSc;
– 10 bursa studimore të plota për programe në nivelin PhD.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online dhe afati i fundit për pranimin e aplikimeve është më datë 16.01.2021. Për më shumë informacione në lidhje me programin “Stipendium Hungaricum scholarship 2020-2021” mund të informoheni përmes: https://apply.stipendiumhungaricum.hu/
https://apply.stipendiumhungaricum.hu/news/new/58-stipendium-hungaricum-online-application-system-now-open

Ju urojmë suksese!

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ