Kolegji Dardania organizoi me sukses konferencën online “National Ownership in Peace-Building: Timor-Leste case”

Kolegji Dardania organizoi me sukses konferencën online “National Ownership in Peace-Building: Timor-Leste case”

Me datën 16.11.2020, Kolegji Dardania organizoi konferencën online “National Ownership in Peace-Building: Timor-Leste case”. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin zyrtarë të lartë të Japonisë, Timor-Lestes dhe njohës të çështjeve diplomatike nga Kosova:
 
z. Agio Pereira (ish-Ministër i Presidencës së Këshillit të Ministrave, Timor-Leste);
Dr. Sukehiro Hasegawa, President i GPAJ, ish-përfaqësues special dhe sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Timor Leste;
z. Ken Inoue, zv. President i “Global Peacebuilding Peacebuilding Association Japan”
Ph.D. cand. Arbenita Sopaj, Asistente në Kobe University, Japoni; 
Dr. Enver Hasani, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë dhe staf akademik në Kolegjin Dardania;
Ph.D. cand. Bajram Gecaj, Shef i kabinetit dhe këshilltar i lartë i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe staf akademik në Kolegjin Dardania.

Hapjen e kësaj konference e bëri moderatorja Ph.D. cand. Valentina Sopjani, ligjëruese në Kolegjin Dardania. Përveç prezantimeve dhe komenteve nga panelistët, në këtë konferencë u zhvillua edhe diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit e tjerë.

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ