Kolegji Dardania hap afatin e dytë për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021

Kolegji Dardania hap afatin e dytë për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021

Kolegji Dardania ka hapur konkursin për afatin e dytë të regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për studime në programet e Kolegjit Dardania që janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA). Të interesuarit mund të aplikojnë edhe online (link: https://www.kolegjidardania.com/apliko/) dhe pastaj të fillojnë procedurat duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

Të drejtën për regjistrim në studimet Bachelor e gëzojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët kanë përfunduar me sukses testin e maturës. Ndërsa, të drejtën për regjistrim në studimet e nivelit Master gëzojnë të interesuarit që kanë përfunduar studimet Bachelor.

Procesi i regjistrimit të studentëve bëhet sipas dhe në përputhje me afatet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh). Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara nga COVID-19, të gjithë të interesuarit ftohen që të aplikojnë dhe të përfundojnë procesin e regjistrimit sa më parë.

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ