Kolegji Dardania shpall konkurs për regjistrim të studentëve për vitin akademik 2020/21

Kolegji Dardania shpall konkursin për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për studime në programet e Kolegjit Dardania që janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe të liçensuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT). Aplikimi mund të bëhet online në link: https://www.kolegjidardania.com/apliko/

Të drejtën për regjistrim në studimet Bachelor e gëzojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët kanë përfunduar me sukses testin e maturës. Ndërsa, të drejtën për regjistrim në studimet e nivelit Master gëzojnë të interesuarit që kanë përfunduar studimet Bachelor.

Të gjithë të interesuarit ftohen që të aplikojnë pasi që pranimi i aplikacioneve ka filluar. Procesi i regjistrimit të studentëve bëhet sipas dhe në përputhje me afatet e përcaktuara nga MAShT.

Me pranimin e aplikimit, aplikuesit duhet që të dorëzojnë më pas dokumentet e nevojshme për regjistrim duke vizituar Kolegjin Dardania në Prishtinë.

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ