Stafi i ri

Potenciali i personelit dhe zhvillimi i tij permanent paraqet njërin nga prioritetet kryesore të Kolegjit dhe njëkohësisht forcën motorike për realizimin e qëllimeve të tij.


Stafi akademik në Kolegjin “Dardania”  dëshmonë përkushtim të theksuar për kryerjen sa më me sukses të detyrave të veta në mësimdhënie, në konsultime dhe në udhëzimin e përditshëm të studentëve tanë. 
Në Kolegjin Dardania është punuar për avansimin e shkathtësive të mësimdhënies dhe të ngritjes profesionale të personelit të ri, qoftë përmes kurseve në fushën e metodologjisë së mësimdhënies në Kolegjin “Dardania”  ose duke përkrahur pjesëmarrjen e tyre në konferenca, simpoziume e ngjarje të tjera shkencore në vend ose në rajon e në Evropë .


Vlerësimet e bëra nga studentët, komentet që na kanë ardhur nga institucionet ku është kryer puna praktike, shkalla e punësimit të të diplomuarve tanë dhe sidomos performanca dhe suksesi i studentëve tanë në studime janë tregues të rëndësishëm se nuk kemi gabuar në zgjedhjet që kemi bërë në fushën e personelit mësimdhënës.  
Kolegji “Dardania” ka ndërtuar skema dhe qasje të ndryshme për motivimin material, moral dhe psikologjik të personelit akademik që të kryejë detyrat e marra përsipër.

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ