Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale

Misioni

Misioni i programit Bachelor Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale në përgjithësi është arsimimi  i profesionistëve të kualifikuar të cilët do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre të ardhshëm si dhe të ndjekin më tej interesat e tyre akademike. Kjo është në përputhje të plotë me misionin e Kolegjit “Dardania”.

Rëndësia e programit rrjedh nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë. Misioni i programit është për të zhvilluar dhe përhapur njohuritë nëpërmjet arsimimit, për t’i promovuar vlerat specifike të përkujdesjes dhe të mirëqenies sociale, individuale, familjare dhe të komunitetit të gjerë të Kosovës dhe më gjerë.

Programi Bachelor në Studimet e Përkujdesjes dhe Mirëqenies Sociale i kushton një vëmendje të veçantë kategorive të veçanta të popullsisë me nevoja ekonomike dhe me nevoja tjera ekzistenciale. Ky program në vete përmbanë kurse nga  fusha e psikologjisë, sociologjisë, pedagogjise, etj. të cilat e bëjnë të jetë multidiciplinar dhe të zbatueshëm për aftësimin e gjithëmbarshëm të kuadrove për punë në përkujdesje dhe mirëqenie sociale.

Programi Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale përgatit punonjës social kompetentë, me njohuri dhe aftësi të profilizuara, me etikë të lartë profesionale për përkujdesje dhe punë sociale, të deshmojnë gadishmëri për tu përkujdesur për kategori të ndryshme sociale të shoqërisë.

Objektivat

Duke marrë parasysh rëndësinë e përmbajtjes së studimit dhe misionin e Kolegjit “Dardania”, objektivat e programit BA në Programin Përkujdesje dhe Mirëqenies Sociale janë:

  • Të zbatojë njohuritë dhe aftësitë e praktikës së përgjithshme të punës sociale në përkujdesjen për individë, familje, grupe, organizata dhe komunitete të ndryshme;
  • Të zhvillojë kuptimin kritik dhe integrues mbi marrëdhëniet në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikavë të avancuara në përkujdesje dhe mirëqenie sociale;
  • Të praktikojë njohuritë e tij teorike dhe praktike në përputhje me vlerat etike të  profesionit të punës sociale të cilat i arrinë duke demonstruar sjellje  me kompetencë profesionale, të vetëdijeshme në punë me shfrytëzuesit e shërbimeve lidhur me punën  dhe mirëqenien sociale;
  • Të zhvillojë shkathtësitë dhe aftësive të nevojshme të kërkuara për aplikimin e suksesshëm të sherbimeve në mjediset e ku kerkohet ofrimi i veprimtarive  profesionale nga fusha e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale;
  • Aftësimi i studentëve për krijimin dhe menaxhimit e projekteve në fushën e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale;
  • Studentët t’i aftësojë në filozofinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës për t’i  përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme aftësitë e tyre akademike e profesionale.
Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ