Shkenca Politike dhe Administrim Publik MA

Misioni

Programi Shkenca Politike dhe Administrim Publik i Kolegjit “Dardania” është një program studimor i cili mundëson ngritjen profesionale dhe aftësimin praktik të studentëve në  fushën e Shkencave Politike dhe të Administrimit Publik. Ky program permes mësimdhënies, punës praktike dhe hulumtimit synon të zhvillojë kuadro të afta që me punën dhe angazhimin e tyre t’i kontribuojnë zhvillimit të qendrueshëm dhe kreativ në mjedisin jetësorë. Programi Shkenca Politike dhe Administrim Publik synon poashtu, që të krijoj kuadro kompetente  profesionale, të krahasueshme me vendet e Zones Evropiane të Arsimit të Lartë, të cilët do të jenë të aftë për të realizuar kerkesat mësipëme në kontekst të zhvillimit të jetës ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Kosovë.

Objektivat

Qëllim i Programit Shkenca Politike dhe Administrim Publik të Kolegjit Dardania është që studentët t’i përgatisë për kariera që do të jenë të dobishme për ta, në edukimin pasuniversitar, në pozita udhëheqëse dhe administrative dhe në shërbimin publik. Për këtë arsye personeli i Programit Shkenca Politike dhe Administrim Publik, njësoj si dhe i të tërë Kolegjit Dardania, është i përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të bartjes së suksesshme të diturive dhe përvojave të mësimdhënësve te studentët, si dhe për aftësimin e tyre për hulumtime profesionale-shkencore, që atyre do t’u mundësojë, si krijimin, artikulimin dhe zhvillimin e ideve dhe kontributeve të veta, ashtu edhe atë që studimi i tyre në këtë Program të jetë vetëm hyrje në një aftësim që do të jetë mbarë-jetësor. Krahas objektivave të përgjithshëm, programi ka edhe objektivat e përgjithshme, si vijon:

  • Programe Shkenca politike dhe Administrim publik ofron përmbajtje të  kualitetit të lartë që inkurajon mësimdhënie cilësore, stimulon punën praktike dhe kërkimin shkencor në fushën sociale;
  • Programi është i dizajnuar mbi baza të rekomandimeve të koncepcioneve bashkëkohore dhe  metodologji të të nxënit e mësimit përmes strategjive, formave e procedimeve metodike që sigurojnë ngritje të cilësisë në punën studimore;
  • Programi mbështetet në parimet e Kornizen Kombëtare të Kualifikimeve si dhe në Kualifikimet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë;
  • Programi , mendojmë se ka koncept të mirëpërcaktuar didaktik, i cili është rishikuar vazhdimisht mbi bazën e progresit të studentëve;
  • Programi Shkenca Politike dhe Administrim publik realizohet nga një staf akademik  i kualifikuar dhe me kompetencë, i cili është përzgjedhur mbi bazën e Ligjit të Arsimit të Lartë, Statutit të Kolegjit “Dardania” dhe rregullores për përzgjedhjen dhe avancimin e kuadrit akademik;
  • Programi Shkenca Politike dhe Adminsitrim Publik është hartuar mbi bazën e e nevojave prioritare dhe krahasueshmerisë me programet simotra për shkenca plotike dhe administrim publik të disa universiteteve të Evropës Perëndimore, të  përshtatura politikave rregullative të Kolegjit “Dardania”.
Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ