Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale

Misioni

Misioni i Programit te Psikologjise Aplikative dhe Studime Menaxheriale në nivelin bachelor është të pregatis brezin e ardhshëm të profesionistëve dhe liderëve  të aftë për të menaxhuar resurset humane në koorporatë dhe të liderve në veprimtaritë publike. Programi Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale synon poashtu që të krijoj kuadro kompetente profesionale, të krahasueshme me vendet e zones evropiane të arsimit të lartë, të cilët permes njohjes së psikologjisë e cila do t’i shërbejë si mjet për menaxhim të suksesshëm, kudo që punon dhe vepron.

Ky program i aplikuar ka për qëllim të aftësojë studentët, për të menxhuar sjelljet dhe veprimet të akterëve brenda organizatës duke marrë parasysh implikimet psikologjike të tyre në raportet ndërnjerëzore.

Objektivat

Objektivat e programit Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale janë:

1.Zhvillimi i një kuptimi kritik dhe integrues mbi marrëdhëniet në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikave të avancuara në psikologjinë aplikative dhe organizative;

2.Zhvillimi i shkathtësive dhe aftësivetë kërkuara për aplikimin e psikologjisë në mjediset e veprimtarive  profesionale e organizative;

3.Zhvillimi i aftësive të hulumtimit sistematik,përmes çasjes teorike dhe empirike;

4.Aftësimi i studentëve që të reflektojnë vlerat e kodit etik në mjedisin punues;

5.Aftësimi i studentëve për krijimin dhe menaxhimit e projekteve në fushën e psikologjisë aplikative dhe organizative;

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ