Prononcimet e stafit akademik

Prononcimet e stafit akademik

Prof.Dr.Gjyldane Mulla

Misioni ynë është të ofrojmë një përvojë mësimi që rrit zhvillimin në karrierë, rrit vlerat e jetës dhe siguron ngritjen personale

Përshëndetje, dhe mirë se vini ne Kolegjin Dardania – Një institucion me një rritje te lartë të regjistrimit të studentëve, një program të zgjedhur akademik, dhe një objekt të ri dhe modern në qender të Prishtinës.

E themeluar në vitin 2004 Kolegji Dardania është një nga kolegjet më të mëdha dhe më të respektuara në vend.

Çdo vit ne kemi një numër të madh të studentëve të diplomuar të cilët tani janë gjenerata e ardhshme e udhëheqësve, mendimtarëve dhe studiueseve ne Kosovë.

Kolegji Dardania është një model i ri për arsim, një qendër për studime globale dhe një burim i mbështetjes intelektuale për ndërtimin e shoqërive te hapura dhe demokratike që respektojnë të drejtat e njeriut.

Kolegji Dardania është një universitet i ri dhe dinamik.
Gjatë një periudhe tetë vjeqare, ne kemi arritur shumë lavdërime për përsosmëri nga organet e larta akademike dhe profesionale, studiues të shquar, udhëheqës qeverie dhe institucionesh udhëheqëse kulturore dhe arsimore deri në masën që emri ynë është tani një sinonim për arritje, në cilësi t dhe përsosmëri. Ky Kolegj ështe akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

KD ofron një shumëllojshmëri të gjerë të programeve akademike të dizajnuara për të ndihmuar studentët të kenë sukses në jetë . Misioni ynë është të ofrojmë një përvojë mësimi që rrit zhvillimin në karrierë, rrit vlerat e jetës dhe siguron ngritjen personale. Forca jonë qëndron në fusha të ndryshme të biznesit, të menaxhimit, të ekonomisë, të psikologjisë , të komunikimit dhe të shkencave shoqërore dhe humane.

Programet akademike kanë një shumëllojshmëri formatesh në partneritet me universitetet më inovative në botë, me profesorë të njohur për ekspertizën e tyre pedagogjike, kualifikime dhe qasje të drejtë ndaj studentëve.

Ne kemi ndërtuar një kolegj me një kulturë të fortë të cilësisë dhe udhëheqjes që fokusohet në standardet e shëndosha akademike në përmirësim të vazhdueshëm. Ne zhvillojmë programe jo vetëm për të siguruar suksesin gjatë gjithë jetës për studentët, por i përgatisim të rinjët që të jenë të zgjuar dhe të aftë për të bërë një ndryshim në komunitetin tonë, në mjedis e pse jo edhe në botë.

Në kolegjin tonë, studentët kanë studiuar sfidat e globalizimit dhe kane mësuar për të adresuar problemet e kohës sonë. Ne ofrojmë arsimim të shkëlqyer për studentët tanë në studimet e tyre përkatëse.

Ne ndihmojmë të kthehen në profesionistë të vlefshem, që të bëhen pjesë kryesore e shtyllës kurrizore të progresit ekonomik dhe shoqëror. Njëkohësisht ne besojmë që administratat publike, shoqatat dhe kompanitë private kanë për t’i arritur qëllimet e tyre me ndihmën e studentëve të diplomuar në Kolegjin Dardania.

Njerëzit bëjnë një universitet të madh, prandaj nëse ju jeni një student i ardhshëm, student i tanishëm, profesor, studiues, anëtar i stafit, prind, apo vizitor ne interesin tuaj e vlerësojmë me shumë entuziazëm. Prandaj, ejani vizitoni ndërtesen tonë të bukur për të parë se çfarë e bën Kolegjin Dardania një vend unik. Unë jam krenare që të ju ftoj për të eksploruar më tej Kolegjin tonë dhe për t’u njohur me ambiciet tona për një të ardhme të ndritur. Ndërkohë, unë shpresoj se do te gjeni kohë te shikoni faqen tonë të internetit.

Ne jemi të gjithë të angazhuar për t’ju ndihmuar për të arritur qëllimet tuaja akademike, profesionale dhe personale.

Ju jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kolegjin Dardania!

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ