Administrim Biznesi dhe Economics Bachelor

Misioni

Misioni i Programit të studimit Administrim Biznesi dhe Ekonomiks në nivelin baçellor në kuader të Kolegjit Dardania është të përgatisë studentët me shkathtësi dhe kapacitete intelektuale për karrierë të lidershipit dhe aftësi praktike menaxhuese, duke i aftësuar për hyrje në punën hulumtuese, si dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre rreth sistemeve dhe politikave ekonomike që të kontribuojnë dhe përballen me sfidat e ekonomisë së tregut të lirë. Misioni i programit është definuar duke përfshirë stafin akademik, zyrën e sigurimit të cilësisë, studentët, mendimet e palëve të interesuara të brendshëm dhe të jashtëm, një ekspert të fushës së studimit, dhe duke marrë parasysh edhe komponent të tjerë të misionit, si letërsia, teknologjia, infrastruktura, vetë-koncepti, dhe nevojat e tregut.

Qëllimi kryesor i veprimtarisë së përgjithshme arsimore në Kolegjin Dardania është që studentët të jenë të angazhuar, arsimuar dhe trajnuar sistematikisht në fushat akademike, profesionale dhe praktike. Programi BA Administrim  Biznesi dhe Ekonomiks ofron studime tre-vjeçare dhe jep një gamë të kurseve që lidhen me fushat më të kërkuara në tregun e punës, siç janë financat dhe kontabiliteti, marketing, politika ekonomike dhe orientimi drejt aspekteve të ndryshme të menaxhimit dhe biznesit.

Rëndësia e programit qëndron në përgatitjen e studentëve për të patur një perspektivë të karrierës, duke i përgatitur ata për të gjithë spektrin e fushave që lidhen me ekonominë dhe bizneset. Programi synon të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin intelektual dhe krijues të studentëve, në mënyrë që të përgatisë ata sa më mirë, kështu që kontributi i tyre mund të jetë efektiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe për komunitetin e biznesit. Për të arritur këtë qëllim, programi është hartuar me koncepte didaktike dhe kërkimore, kështu që studentët do ta kenë më lehtë të mësojnë, zhvillojnë aftësi dhe të arrijnë objektivat dhe rezultatet e nevojshme. Në mënyrë që studentët të përgatiten më mirë në secilin semestër për studimet e tyre, programi përfshin kurse themelore / të detyrueshme siç janë Shkrimi Akademik, Bazat e Menaxhimit, Bazat e Statistikave, Hyrje në Informatikë, Metodat e Kërkimit, etj. program). Secila lëndë ofron një gamë të metodave dhe mjeteve didaktike të përdorura për mësimdhënie dhe mësim të tilla si video-ligjërime, mësimdhënie nga kolegët, të mësuarit duke praktikuar, diskutime në klasë, mësim bashkëpunues, vlerësim formativ, komentime etj.

Objektivat

Qëllim parësor  i veprimtarisë së tërësishme arsimore në Kolegjin  “Dardania” është që studentët sistematikisht të aftësohen në fushat akademike, profesionale dhe praktike.

Objektivat e programit përcaktohen në përputhje me KKK (Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve) dhe për këtë arsye janë të vendosura që të jenë në përputhje me Kornizën për Kualifikime të Arsimit të Lartë Evropian. Objektivat dhe rezultatet e të nxënit përcaktohen nga bashkëpunimi i stafit akademik, si dhe duke marrë parasysh këshillat përkatëse profesionale nga palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme, një ekspert të fushës së studimit dhe  zyra e sigurimit të cilësisë. Rezultatet e të nxënit mund të gjenden të listuara në përmbajtjen e procesit arsimor në këtë dokument.

Duke marrë parasysh rëndësinë e përmbajtjes së studimit dhe misionin e Kolegjit Dardania, objektivat e programit Administrim Biznesi dhe Ekonomiks në nivelin baçellor janë:

  • Pajisja e studentëve me njohuri dhe shkathtësi lidhur me analizën e bizneseve dhe rrethinës afariste të tyre.
  • Pajisja e studenteve me bazat teorike dhe empirike me të cilat do të jenë në gjendje të japin argumente në adresimin e çështjeve të ndryshme ekonomike.
  • Pajisja e studenteve me aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse për të qenë në gjendje të bashkëpunoj efektivisht dhe të nxjerrë më të mirën nga ekipet punuese.
  • Njohjen e studentëve me mundësitë dhe kërcënimet që përballen bizneset në mjedise vazhdimisht të ndryshueshme.
  • Njohjen e studentëve me rëndësinë e diversitetit të fuqisë punëtore dhe klientëve.
  • Njohjen e studentëve me politikat ekonomike dhe mënyrat e artikulimit të tyre me parime të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenien ekonomike.
  • Të zhvilloj studentët që të jenë në gjendje të vlerësojnë të dhëna kuantitative dhe kualitative.
  • Të zhvilloj studentët që të argumentojnë dhe të gjejnë zgjidhje të problemeve të ndryshme operacionale, taktike dhe strategjike.

Administrimi

Programi administrohet nga Dekani i njësisë akademike (Fakulteti). Dekani kryeson Këshillin për Mësimdhënie dhe Hulumtime, i cili gjithashtu i raporton Rektorit lidhur me realizimin e procesit të mësimdhënies dhe hulumtimeve.

Rezultatet e mësimit

Pas përfundimit të suksesshëm të programit BA të Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, studentët do të jenë në gjendje të: 

  • Përdorin dhe vlerësojnë mjetet për të analizuar një biznes në mjedisin e tij.
  • Demonstrojnë aftësi në trajtimin e kërcënimeve dhe mundësive me të cilat përballen organizatat në një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm.
  • Demonstrojnë aftësi në trajtimin e larmisë së klientëve dhe diversitetit të fuqisë punëtore në një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm.
  • Vlerësojnë cilësinë e të dhënave sasiore dhe cilësore.
  • Punojnë në një fushë specifike për një kompani të lidhur me menaxhimin, financat, kontabilitetin, ekonominë dhe biznesin në përgjithësi.
  • Përdorin aftësitë e fituara në vendet e punës me funksione parësore si promovimi dhe reklamimi, planifikimi i prodhimit dhe analizimi i të dhënave të statistikave.
  • Demonstrojnë aftësi për të argumentuar se cilat parime duhet të përdoren në gjetjen e zgjidhjeve për çështje që lidhen me politikat ekonomike.
  • Demonstrojnë aftësi në trajtimin e çështjeve operative, taktike dhe strategjike.
  • Demonstrojnë aftësi në lidhje me udhëheqjen dhe proceset e vendimmarrjes në lidhje me strategjitë e përdorura për t’u marrë me qëllime afatshkurtra dhe afatgjata

*Programi Administrim Biznesi dhe Ekonomiks (BA) është në proces te akreditimit.

Close Menu
sqSQ
en_USEN sqSQ