Kabineti i Informatikës

  • Kabineti i informatikës

Kabineti i Informatikës

Teknika dhe teknologjia tanimë janë shumë të avancuara dhe njëkohësisht dita ditës po tregojnë progres të dukshëm.

Teknika dhe teknologjia tanimë janë shumë të avancuara dhe njëkohësisht dita ditës po tregojnë progres të dukshëm. Duke e parë që edhe zhvillimet në vend kanë progres të vazhdueshëm dhe të shpejt, Kolegji DARDANIA me qëllim që të jetë në hap me kohën dhe në mënyrë direkte t'i përgjigjet kërkesave të studentëve në vazhdimësi ka ofruar fjalën e fundit të teknologjisë për të gjithë shfrytëzuesit e kabineteve ekzistuese dhe njëkohësisht ka zgjeruar kapacitetet si të kabineteve të informatikës ashtu edhe të kompjuterëve në përgjithësi.

Tanimë studentët kanë në dispozicion disa kabinete të informatikës të cilët ofrojnë qasje direkte në internet, po ashtu për lehtësimin e marrjes së informatave, Kolegji ka krijuar edhe kompjuter të cilët janë të vendosur në korridoret e objektit.
Me një fjalë nga aspekti teknologjik Kolegji DARDANIA kryeson në këtë fushë.
Të gjitha këto investime janë realizuar me financimin e mjeteve të themeluesit i cili për të arritur cilësi në asnjë moment nuk ka kursyer në këtë aspekt.