Infrastruktura Fizike

  • Infrastruktura Fizike

Infrastruktura Fizike

Kolegji DARDANIA e zhvillon veprimtarinë e tij arsimore dhe hulumtuese në objektet me kushte më moderne të mësimdhënies, në qendër të Prishtinës.

Kolegji DARDANIA e zhvillon veprimtarinë e tij arsimore dhe hulumtuese në objektet me kushte më moderne të mësimdhënies, në qendër të Prishtinës.
Hapësirat në objektin e Kolegjit DARDANIA i plotësojnë standardet evropiane për realizimin e mësimit teorik dhe mësimit praktik.

Kolegji DARDANIA posedon një numër të madh të sallave të ligjërimit, amfiteatrove, salla të leximit,salla e internetit, bibiloteka, kabinete të ndryshme duke filluar nga kabineti i informatikës, kabineti i psikologjisë, ateleu i arkitekturës, salla e gjyqit, hapësirat relaksuese për studentë etj.
DARDANIA si institucioni më i digjitalizuar në vend, ka të instaluar wireless në hapësirat e objektit në mënyrë që studentëve t'u mundësohet komunikimi online në çdo moment që ata kanë nevojë.

Ajo se çka e veçon infrastrukturën fizike të DARDANISË është se çdo gjë është e ndërtuar dhe dizajnuar me shije, hapësirat e ndriqueshme, freskia gjatë ditëve të nxehta dhe ngrohtësia gjatë stinës së dimrit, të gjitha këto elemente bëjnë që studimi në Kolegjin DARDANIA të jetë i këndshëm dhe i paharrueshëm për studentët.

E këtë e dokumenton edhe përshtypja e ekspertës ndërkombëtare e cila gjatë vizitës për akreditim në Kolegjin DARDANIA, vlerëson:
“Objektet që ekspertët i panë gjatë vizitës së Kolegjit janë moderne dhe në përgjithësi janë të pajisura shumë mirë. Ka hapësirë të mjaftueshme për administratë dhe mësimdhënie. Salla për ligjërim janë të mëdha, të mobiluara mirë dhe teknikisht janë të pajisura siç duhet. Ka mjaft zyra për personelin akademik. Njësitë sanitare janë në kondita të shkëlqyeshme”. /Raporti i vlerësimit nga ekspertët, 2009, fq.31/