Hulumtimet

  • Hulumtimet

Hulumtimet

-

Instituti për Studime Bashkëkohore i cili funksionon në kuadër të Kolegjit DARDANIA në vazhdimësi ka organizuar dhe në kontinuitet organizon hulumtime dhe trajnime. 
Puna e këtij Instituti është e lidhur ngusht me veprimtarinë e Kolegjit DARDANIA në përgjithësi. 
Qysh në vitin e parë të funksionimit ky Institut ka organizuar debate, diskutime, tryeza të rrumbullakëta, cikël ligjëratash me personalitete dhe figurat më të njohura si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, trajnime për mësimdhënës, hulumtime të ndyshme, etj.

Aktivitetet e këtij Instituti  fillojnë qysh në vitin 2005, përkatësisht më 29.04.2005 organizohet diskutimi i parë shkencor me temën  “E ardhmja e Kosovës – aspektet ekonomike, politike e juridike”. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin profesorët e të gjitha lëmive të cilët pas përfundimit u ndanë shumë të kënaqur me përfundimet e dala nga ky diskutim.
Një vitë më vonë aktivitetet e këtij instituti u begatuan edhe me një diskutim të rradhës në të cilin u shtjelluan tema nga aspekte të ndryshme. Grupi punues për këtë debat shkencor ishin Akademik Esat Stavileci, Prof.Dr. Haki Demolli, Prof.Dr. Isa Mustafa, Prof.Dr. Enver Hasani të cilët pas  mbylljes miratuan edhe përfundimet e dala nga ky debat. E një rëndësie të veqantë është se të gjitha rekomandimet e dala nga ky institut u janë prezentuar Qeverisë së Kosovës.
Duke e parë si një mundësi shumë të mirë bartjen e përvojave nga personalitetet e ndryshme tek studentët, Kolegji DARDANIA morri iniciativë që të organizoi cikël ligjeratash me shumë figura të njohura si të vendit ashtu edhe ndërkombëtare. 

Më 16.10.2006 profesori i Universitetit të Tiranës Adrian Civici mbajti një ligjeratë para studentëve të Kolegjit DARDANIA me titull: “Globalizimi dhe modelet e zhvillimit ekonomik”.

Më 23.03.2007 Rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Shezai Rrokaj pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes Kolegjit DARDANIA dhe Universitetit të Tiranës, para të pranishmëve mbajti ligjeratën me titull: ”Roli i universiteteve shqiptare përballë sfidës së integrimit në Procesin e Bolonjës”    

Ishte një kënaqësi e posaçme që në ambientet e Kolegjit Dardania profesori nga Universiteti i Montpelliesë – Francë Jacques Aben të mbajë ligjeratën me titull “Elementet e politikës monetare në Unionin Evropian me theks të veçantë në përdorimin e EUROS si monedhë unike”, ligjëratë e cila ishte shumë e mirëseardhur për të gjithë të pranishmit e posaqërisht për studentët e fakultetit Ekonomik. Kjo ligjeratë u mbajt më 12.04.2007.

Profesori i njohur austriak Johan Günther organizoi ciklin e ligjeratave në lëndën e Marketingut me studentët e nivelit Master në Kolegjin DARDANIA.
Një vëmendje dhe një interesim i posaçëm iu kushtua vizitës së Presidentit të Kosovës. Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, vizitë e cila u cilësua si një nderë dhe privilegj për Kolegjin Dardania dhe për studentët. 

Më 26.10.2008 në Kolegjin Dardania si mysafir i rradhës ishte Erhard Dagllas, Gjenerali i Task- Forcës në Kosovë i cili për të pranishmit mbajti ligjeratën me titull “Roli i lidershipit në shoqërinë demokratike”.
Wim Peteers, Ambasador belg në ambientet e Kolegjit DARDANIA mbajti ligjëratën me titull “ Shteti i vogël fiton pavarsinë”, ligjëratë e cila ishte  fokusuar në praktikën të cilën e kishte kaluar populli belg pas pavarsimit.
 
Ivo Ivanov - Ambasador i Bullgarisë në Kosovë ishte personaliteti i rradhës i cili e nderoi Kolegjit DARDANIA me ardhjen e tij dhe njëkohësisht me mbajtjen e një ligjerate para studentëve. Në këtë ligjeratë ambasadori shtjelloi temen “Bashkëpunimi rajonal” duke e parë si shumë të rëndësishme bashkëpunimin në mes shteteve të rajonit. Studentët e masterit kishin kënaqësin që të përfitojnë dituri të thelluara për lëndët nga fusha e integrimeve evropiane nga profesori Roman, Lazgo Kocis.

Në 16.05.2009 ambasadori i anglisë në Kosovë Andy Sparkes mbajti ligjeratën me titull “Sfidat e një diplomati dhe shfaqja e tij si lider në aspektet të ndryshme të karrierës diplomatike”. Të pranishmit këtë iniciativë të Kolegjit DARDANIA e cilësuan shumë të mirëseardhur për ngritjen e tyre profesionale dhe njëkohësisht për absorbimin e përvojave nga personalitetet të sukseshëm siq ishte rasti me z.Sparks.

Duke e parë që Kolegjit DARDANIA është universitet lider në Kosovë, profesori Jacques Aben nga Universitetin Montpellier (Francë) paraqitet edhe një herë para studentëve të Kolegjit DARDANIA me ligjeratën me titull: “Menaxhimi i krizës financiare bankare”. Meqenëse Kolegji DARDANIA është i përkushtuar që në kontinuitet të bëjë ngritjen e cilësisë në mësimdhënje, më 4, 5, 6 prill 2009 organizoi për ligjeruesit e vetë një seminar tre ditor me temen "Mësimdhënja ndërvepruese në Universitet”.

Kolegji DARDANIA në emër të bashkëpunimit me Drejtoratin për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Prishtinës dhe me qëllim të avancimit të menaxhimit në institucionet arsimore, organizoi seminarin me titull “Ecurit bashkëkohore për menaxhimin e suksesshëm të institucioneve arsimore. Përfitues të këtij trajnimi ishin drejtorët e të gjitha shkollave të mesme, fillore dhe parashkollore të komunës së Prishtinës.
Të gjitha këto organizime paraqesin më së miri punën e Institutit i cili në kontunoitet vazhdon me organizime të tilla të cilat janë në interes të studentit dhe njëkohësisht më së miri shprehin intersim dhe gatishmërinë që Kolegji DARDANIA ka në fushën e hulumtimeve dhe kërkime shkencore.

Vlen të theksohet se si rezultat i bashkëpunimit me institucione e qendra të tjera hulumtuese-shkencore Kolegjit Dardania është bashkëpjesëmarrës në tri projekte të miratuara nga Tempusi. E konsiderojmë të nevojshme dhe presim përkrahje nga MASHT-i dhe AKA-ja për ndihmesën në implementimin e tyre.

DEBATI SHKENCOR: KOSOVA PAS STATUSIT

Kolegji DARDANIA – Instituti për Studime Bashkëkohore më datë 28 prill 2006 organizoi Debatin Shkencor KOSOVA PAS STATUSIT. Në mbyllje të Debatit Shkencor, Grupi Punues në përbërje prej:
 
• Akademik Esat STAVILECI
• Prof. Dr. Haki DEMOLLI
• Prof. Dr. Isa MUSTAFA
• Prof. Dr. Enver HASANI
• Prof. Dr. Nagip SKENDERI
 
miratuan këto përfundime:
Në Debatin Shkencor u shtruan shumë çështje dhe u diskutuan shumë probleme në rrafshin politik, ekonomik dhe juridik e të tjerë, me të cilat do të ballafaqohet Kosova pas statusit.

Në Debatin Shkencor u ngrit shqetësimi se Kosova pas statusit mund të përballet me vetë statusin dhe implementimin e tij, po qe se ai nuk do të qartësohej dhe përkufizohej drejt, për pasojë do të mund të vështirësohej funksionaliteti i shtetit, në mënyrë të veçantë po që se do të pamundësohej shtrirja e tij në gjithë territorin e Kosovës dhe po që se Kosova do të privohej nga të qenët shtet i njohur ndërkombëtar me ulëse në OKB.

Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor shprehën mendimin mbi nevojën e pranisë ushtarake në Kosovë dhe mbi ndihmën që duhet t’i ofrohet asaj nga BE-ja, duke tërhequr vërejtjen që misioni i tij të mos cungojë kompetencat e institucioneve në Kosovën e pavarur, por të kundërten, që të fuqizojë pozicionin e Kosovës si subjekt i njohur ndërkombëtarisht, me mundësinë e krijimit dhe kultivimit të marrëdhënieve të saj me jashtë; që të mbështes krijimin e shtetit demokratik, të shtetit të së drejtës dhe parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke afirmuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe përforcuar sigurinë e mbrojtjen në Kosovë. Këto fusha që përfundimisht duhet të barten në duar të institucioneve të Kosovës, po që se mëtohet që ajo vërtetë të jetë një shtet me të gjitha atributet e një shteti demokratik dhe sovran.

Përcaktimi i një vizioni afatgjatë të zhvillimit ekonomik e social u shtrua si ndër sfidat kryesore në Kosovën e pas statusit. Mbi këtë bazë, u gjykua se Kosova duhet të kristalizojë një model të zhvillimit ekonomik të përshtatshëm për kushtet dhe rrethanat konkrete, në mënyrë që të ofrojë garanci për investime ekonomike në Kosovë. Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor u angazhuan për të analizuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, në mënyrë që në Kosovë të kalohet nga “ekonomia e ndihmave” në “ekonomi substanciale të qëndrueshme”.
Në Debatin Shkencor u shtruan edhe aspekte tjera të zhvillimit të shoqërisë së Kosovës në periudhën e pas statusit, si çështjet e arsimit të lartë, të vlerave kulturore dhe të tolerancës ndërfetare.

Pjesëmarrësit e Debatit Shkencor theksuan se ndërtimi i së ardhmes së Kosovës mund të bëhet vetëm mbi zgjidhjet që burojnë nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë, duke fuqizuar qëndrimin nga Debati Shkencor i mbajtur më 29 prill 2005 se pavarësia e plotë me sovranitetin e plotë është e vetmja zgjidhje e drejtë për Kosovën, mbi parimin e vetëvendosjes së popullit të saj.

Organizatori i Debatit Shkencor merr përsipër që gjithë materialin ta botojë në revistën e vet shkencore DARDANIA të cilën bashkë me këto përfundime t’u adresojë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
 
Prishtinë, 28 prill 2006

 

DISKUTIMI SHKENCOR “E ARDHMJA E KOSOVËS - ASPEKTE EKONOMIKE, POLITIKE E JURIDIKE”.

Kolegji DARDANIA – Instituti për Studime Bashkëkohore më datë 29 prill 2005 organizoi Debatin “E ardhmja e Kosovës - aspekte ekonomike, politike e juridike”.dhe miratuan këto përfundime:

1.  Çështja e Kosovës përbën një nga problemet më të ndërlikuara në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë.Ky është vlerësim i përgjithshëm i pjesëmarrësve të Diskutimit Shkencor.
 
2.  Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor konsiderojnë se për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, për një Kosovë demokratike dhe të sigurt, për të bërë përparime të konsiderueshme në përmbushjen e standardeve për pavarësinë të Kosovës, zhvillimi ekonomik paraqitet prioritet. Ata vlerësojnë se mungesa e statusit të Kosovës ka bllokuar shumë procese të rëndësishme ekonomiko-shoqërore, që nga ato të privatizimit e të përcaktimit të pronës e deri tek funksionalizimi i shtetbërjes. Pjesëmarrësit theksuan se Kosovës i mungojnë politikat e zhvillimit dhe, për pasojë, ritmi i jetës ekonomike është shumë i ngadalshëm, mungojnë reformat demokratike ekonomike dhe politike.
 
3.  Standardet për Kosovën u shqyrtuan nga këndvështrime të ndryshme. U shpreh mendimi se ato duhet të ndërlidhen, jo me hapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës, po me anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtarë.
 
4.  Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor theksojnë bazën solide natyrore dhe të resurseve humane me strukturë të volitshme dhe të fuqishme për zhvillimin ekonomik të territorit të Kosovës.
 
5.  Preokupim i veçantë i pjesëmarrësve të Diskutimit Shkencor qe statusi i Kosovës. Pjesëmarrësit theksuan  se edhe pas kalimit të gjashtë viteve të administrimit ndërkombëtar në Kosovë, statusi politik i saj mbetet i papërkufizuar. Duke konsideruar Kosovën, si pjesë e vetme të pasovranizuar të Ballkanit, ata mbylljen e procesit të pashmangshëm të shtetformimit të Kosovës, e shohin  përmes njohjes së të drejtës së Kosovës për vetëvendosje, e jo përmes negociatave bilaterale statusore-politike, të gjata, të mundimshme dhe të pasigurta.
 
6. Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor konfliktin shqiptaro-serb e konsiderojnë si konflikt për territore. Duke bërë fjalë për vështirësitë që bartë më vete zgjidhja e konflikteve etnike për territore, vëmendjen e përqëndruan në logjikën e konflikteve etnike për territore.
 
7.  Duke e vështruar varfërinë si fenomen aktual në tërë botën, pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor theksojnë ballafaqimin e shoqërisë kosovare me dukurinë e varfërisë, e cila mjerisht sa vjen e theksohet. Varfëria në Kosovë ka një karakter shumë dimensional, me përfshirje të gjerë të popullatës.
 
8.  Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor u fokusuan edhe në procesin e shtetndërtimit në Kosovë, në progresin e arritur dhe në sfidat me të cilat ballafaqohet ajo.
 
9.  Pjesëmarrësit e Diskutimit Shkencor u rekomanduan institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë që të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për një strategji dalëse nga gjendja e krijuar dhe të përshpejtojnë udhën institucionale të implementimit të vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësi. Përndryshe, ata deklaruan se çdo vendim tjetër, i cili nuk do të merrte në konsiderim vullnetin e popullit, nuk do të përbënte zgjidhje të çështjes së Kosovës dhe do të linte të hapur një vatër krize në rajon e më gjerë, duke e përforcuar, në këtë mënyrë bindjen e tyre, se zgjidhja e drejtë e çështjes së Kosovës paraqitet si një faktor shumë i rëndësishëm për paqen në rajon dhe me gjerë.

 

KOLEGJI DARDANIA, ORGANIZOI NJË DISKUTIM TË HAPUR ME TEMËN PROJEKTLIGJI MBI ARSIMIN E LARTË

“Duhet të ketë përcaktim të ideve të reja, krijim të përvojave të reja të bazuara mbi përvojat e vendeve europiane si dhe angazhimin e proceseve zhvillimore të vendeve tjera”, tha Esat Stavileci

"Projektligji për arsimin e lartë në Kosovë ka shumë mangësi", kështu u tha të shtunën gjatë një debati të organizuar nga Kolegji DARDANIA, ku u diskutua në lidhje me këtë projektligj.Të pranishmit në këtë debat kanë vlerësuar se ky projektligj ka mangësi të shumta në përkufizime të domosdoshme, terminologjike, përmbajtësore etj.
“Shumë nene të këtij projektligji nuk janë sipas dispozitave”, tha profesori Riza Smaka, i cili paraqiti një numër të madh vërejtjesh. Siaps tij projketligji për arsimin e lartë nuk përmban qëllimin e as parimin themelor. “Ka lëshime të cilat rrjedhimisht rezultojnë bashkim inadekuat. Struktura e dispozitave të projektligjit në vend të mbështetjes së sistematizuar sipas renditjes logjike, konsiston në grupimet e dispozitave, siç janë normat e rezervuara të Ministrisë së Arsimit”, u shpreh Smakaj.

Ndërsa, profesor Esat Stavileci, tha se synimi dhe qëllimi i përgjithshëm i zhvillimit të arsimit të lartë, mungon në tri qasje. Këto tri qasje sipas tij janë për arsimin e lartë profesionlisht të ngitur dhe e treta për arsimin e lartë ndërkombëtarisht të reformuar. “Nëse këto qasje përbëjnë shtyllat, atëherë duhet parë se sa këto norma që i përmban projketligji i përgjigjen drejtëpërsëdrejti këtyre kërkesave”, tha Stavileci.
Prandaj, sipas tij ky dokument ka nevojë për sugjerime të cilat duhej të viheshin në qëllimet e ligjit. “Duhet të ketë përcaktim të ideve të reja, krijim të përvojave të reja dhe këto të bëhen duke u bazuar  në ato vende evropiane si dhe angazhimin e proceseve zhvillimore të vendeve tjera”, tha ai. Duke shtuar me këtë rast se ky dokument paraqet një përpjekje të ligjvënësve që të ofrojnë në diskutim një projketligj i cili pretendon në mënyrë gjithëpërfshirëse të rregullojë normën ligjore të arsimit të lartë.

 

PROF.DR. JOHAN GUNTHER PUBLIKOI LIBRIN MARKETING PLANNING

Prof.Dr. Johan Gunther, Rektor i Universitetit të Vienës për tetë vite me radhë dhe autor i më së 40 librave, 2 prej tyre të përkthyer në shtatë gjuhë botërore, i cili është edhe pjesë e stafit akademik të Kolegjit DARDANIA, publikoi librin e tij MARKETING PLANNING.
Në këtë libër janë publikuar punimet hulumtuese-shkencore të studentëve të nivelit Master ne Kolegjin DARDANIA, punime këto të cilat janë vlerësuar shumë lart nga Prof.Gunther-autori i këtij libri, si dhe nga shumë njohës të mirë të fushës së marketingut.

Librin mund ta gjeni të postuar në linkun në vijim:
MARKETING PLANING - PROF.DR. JOHAN GUNTHER