Bibloteka

  • Lorem Ipsum

Bibloteka

Kolegji Dardania posedon bibliotekën fizike e cila përfshinë katin e 3 dhe katin e 4 të Kolegjit. Kjo bibliotekë është e paisur me literaturën më moderne e cila është në dispozicion të studentëve në çdo kohë.

Për momentin biblioteka e Kolegji DARDANIA i përmbushë në tërsi nevojat e studentëve për të gjithë librat të cilat janë obligative për lëndët të cilat ligjërohen, mirpo përveq librave të domosdoshëm universiteti ka siguruar edhe libra të cilët  i ndihmojnë studentët  që të kenë njohuri më të thelluara dhe më specifike për fushta e ndryshme të studimit libra të cilët janë preferuar nga profesorët. 

Mirëpo duke u nisur nga konstatimi se fondi i librave në mbarë globin është një “xehe” e pafundme mund të themi se universiteti është fokusuar maksimalisht në sigurimin e literaturës më bashkëkohore botërore.

Kolegji DARDANIA duke e parë që literatura elektronike është gjithnjë e më e kërkuar si nga studentët ashtu edhe nga profesorët sepse siguron qasje më të lehtë dhe më të shpejt në materialet e kërkuara , morri iniciativën që për studentët e tijë të ju mundësoi shfletimin e shumë librave elektronik të cilët janë botimet më të fundit të publikuara nga ekspertët e fushave përkatëse si dhe një numër të konsiderueshëm të botimeve të cilat janë të parapara me planet studimore. 

Po ashtu si një ndër pikat të cilat Kolegji DARDANIA i kushtoi vëmendje të veqantë është të ketë qasje në revistat elektronike për studentët e tij.

Kolegji DARDANIA bëhet pjesë e Konsorciumit të Bibliotekave Elektronike të
Kosovës që vepron në kuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
Kolegji DARDANIA ka siguruar qasje në dhjetë baza të revistave  elektronike të
kompanisë Ebsco duke u bërë pjesë e Konsorciumit të Bibliotekave Elektronike të
Kosovës. 

Mijëra tituj të revistave elektronike të fushave të ndryshme janë përfshirë në dhjetë baza elektronike në të cilat sot ka qasje Kolegji DARDANIA.