Administrim Publik

Sipas Marrëveshjes dhe procesit të Bolonjës, studimet pasuniversitare  në programin Administrim Publik kanë 120 ects.

Objektivi themelor i programit të masterit është të formojë specialistë në fushën e administratës publike. Studentët do të sigurojnë njohuri teorike, hulumtuese dhe shkathtësi në menaxhimin e administratës  publike.

Programi do të fokusohet në:

    • Sigurimin e njohurive teorike dhe praktike për studentë mbi administrimin dhe udhëheqjen e administratës publike dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor të administrimit publik, aplikimin e raporteve interaktive të qytetarëve dhe administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike duke shfrytëzuar teknologjinë informative në kuadër të modeleve dhe të përvojës botërore dhe evropiane në zbatimin e administratës elektronike ( e-administrates);

    • Aftësimin dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: të qeverisjes në adminstratë publike, të zbatimit të teknologjisë informatike në administratën publike dhe lokale etj;
    • Arsimimin e menaxherëve me kualifikim të lartë dhe të profesionit të administrimit publik për t'u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
    • Krijimin e menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron administrata publike në shekullin 21.

Mësimi ju mundëson studentëve zhvillimin dhe prezantimin e njohurive, kualitetin dhe format tjera në sferat e poshtëshënuar.

Struktura e programit master mbi administratën publike siguron një arsimim solid  në njohjen e koncepteve teorike mbi administratën publike, mbi shkencën e administratës publike, organizimin shkencor të qeverisjes, baza ligjore mbi administratën publike, llojet dhe format e organeve publike, menaxhmenti i administratës publike, organizimin burokratik, metodat shkencore mbi studimin e administratës publike, teknologjitë informatike në administratë publike, qeverisja elektronike (e-qeverisja) etj.

Masteri i përgadit studentët për punë ekipore, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në shumë fusha të administratës publike. Prandaj, si i tillë ky program përkon me aspiratat dhe karrierën profesionale dhe shkencore të kandidatëve.


STUDENTËT DO TË FITOJNË NJOHURI NGA:

Sfera e administrimit publik, menaxhimit,  financat etj.
Aftësimi dhe kompetencat për administrimin dhe për shfrytëzimin maksimal të resurseve për fitimin e njohurive.
Planifikimi i zbatimit të politikave të reja në kuadër të administratës publike, të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe për shoqërinë.
Përgatitja për angazhim aktiv në projekte udhëheqëse shkencoro-hulumtuese.
Kurikula interdisiplinare i furnizon studentët me njohuri të gjera nga sfera e menaxhimit dhe ndikimi i tij në shoqërinë globale. Është fokusuar në administratën publike, sjelljen e njeriut, organizatat publike, aftësitë komunikuese, operacionet, financat, sistemet informative të menaxhmentit dhe ndikimi i tyre në vendosjen menaxheriale ne administratën publike.  
MA është orientuar në zbatimin praktik të mjeteve të tilla, teknikat dhe konceptet, ligjëratat tradicionale dhe interaktive, seminare të udhëhequra nga tutorë dhe ekspertë profesional, studim i pavarur, puna praktika ne administratë publike, ligjërues të jashtëm-përfaqësues të  ekipeve menaxheriale të ndërmarrjeve publike nga vendi dhe shtetet tjera.


VLERËSIMI

Në kuadër të programit të lëndëve, vlerësimi realizohet përmes këtyre komponentëve:

    • Pjesëmarrja në ligjërata;
    • Konsultimet;
    • Punimet e seminarit;
    • Provimi përfundimtar;
    • Puna në terren;
    • Projektet realizuara etj.