Marrdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci

Objektiv themelor i këtij programi të studimeve të masterit është të formojë specialistë në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë. Studentët do të sigurojnë njohuri teorike, hulumtuese dhe shkathtësi në njohjen dhe vënien në jetë të diplomacisë , të sigurisë ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme.
 

PROGRAMI DO TË FOKUSOHET NË:
 
    • Sigurimin e njohurive teorike dhe praktike për studentë lidhur me  marrdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacisë;
    • Historikun e secilit fenomen ndërkombëtar,  në veçanti të fenomenit luftë dhe paqe, zhvillimin e tij dhe kahjet e tij në të ardhmën;
    • Modelet e fenomeneve ndërkombëtare dhe zbatueshmërinë e tyre brenda shteteve sovrane dhe të pavarura;
    • Sfidat me të cilat ndeshën shtetet sot dhe dhe në të ardhmën ; rolin dhe rëndësinë e akterëve shtetëror dhe joshtetëror në marrdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci
    • Rëndësinë dhe rolin e individit dhe të sistemit ndërkombëtar në sjelljet e aktëreve ndërkombëtar
    • Aftësimin dhe ndërtimin e njohësve të marrdhënive ndërkombëtare dhe të diplomacisë
    • Aftësimin dhe krijimin e diplomatëve të ri të Kosovës dhe më gjërë, të këshilltarëve dhe të analistve të fenomeneve ndërkombëtare
    • Arsimimin dhe trajnimin e stafit qeveritar dhe tjetër që merret me punët dhe politikën e jashtme në jetën publike
    • Krijimin e një diskursi të ri të marrdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, diskurs që bazohet në trendet dhe mendimin bashkëhor dhe jo në historicizëm dhe mendim konspirativ mbi fenomenet e politikës ndërkombëtare
    • Mësimin si duhet të udhëhiqet politika e jashtme , vijave të tij të përgjithshme dhe zbatimin e saj  në kontekstin kosovar, pa harruar  këtu mësimet e politikave të jashtme të vendeve tjera dhë të ogranizatave ndërkombëtare në planin komparativ dhe si gjejnë ato zbatim në rastin e Kosovës.

Mësimi iu mundëson studentëve zhvillimin dhe prezantimin e njohurive, kualitetin dhe format tjera në sferat e poshtëshënuar.

Struktura e programit master mbi marrdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë  publike siguron një arsimim solid  në njohjen e koncepteve teorike mbi marrdhëniet ndërkombëtare dhe diploamcinë, mbi teorinë e marrdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacinë që nga E. H. Carr, H. Morgenthau, K. Waltz, G. Satow dhe tjerët, duke kaluar pastaj në analzimin e bazës legale të politikës së jashtme kosovare, të metat dhe përparësitë e saj. Një vend të veçant zënë mësimet lidhur me teknikat e politikës së jashtme, llojet e politikave të jashtme bashkëkohore , si dhe teoritë kyçe të cilat spjegojnë fenomenin e paqes dhe të luftës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Masteri i përgadit studentët për punë individuale dhe të pavarur por edhe për punë ekipore brenda sistemit shtetëror të politikës së jashtme me qëllim që ata të jenë pastaj të aftë për të shkëmbyer eksperiencat e tyre në shumë fusha të marrdhënieve ndërkombëtare. Prandaj, si i tillë ky program përkon me aspiratat dhe karrierën profesionale dhe shkencore të kandidatëve të sotëm dhe kohën që po jetojmë.
 

STUDENTËT DO TË FITOJNË NJOHURI NGA:

Sfera e marrdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacia.
Aftësohen dhe krijojnë kompetencë profesionale për politikë të jashtme dhe diplomaci.
Pavarësohen në çështjet e planifikimit dhe të analizës së vënies në jetë politikave të jashtme të reja në kuadër të marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare, të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe për shoqërinë si tërësi.
Përgatiten  për angazhim aktiv në projekte udhëheqëse shkencoro-hulumtuese.
Kurikula interdisiplinare i furnizon studentët me njohuri të gjera nga sfera e politikës së jashtme dhe marrdhënieve ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në shoqërinë kosovare dhe më gjërë.
Fokusimi i Programit në marrdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomacinë në përgjithësi jep siguri të madhe se njohuritë e tyre mund të gjejnë zbatim edhe në shtetet dhe sistemet tjera ndërkombëtare jashtë Kosovës dhe regjionit ku jetojmë.
MA është orientuar në zbatimin praktik të njohurive nga marrdhëniet ndërkombëtare, diplomcia dhe politika e jashtme , në teknikat dhe konceptet, ligjërata tradicionale dhe interaktive, në seminare të udhëhequra nga tutorë dhe ekspertë profesional, në studim të pavarur dhe punë praktike në politikë të jashtme e diplomaci , përmes shfrytëzimit të punës dhe të përvojës së  ligjëruesve të jashtëm - përfaqësues të  ministrive të jashtme dhe të protokollit shtetëror në Kosovë dhe më gjërë.


VLERËSIMI

Në kuadër të programit të lëndëve, vlerësimi realizohet përmes këtyre komponentëve:

    • Pjesëmarrja në ligjërata;
    • Konsultimet;
    • Punimet e seminarit;
    • Provimi përfundimtar;
    • Puna në terren; si dhe
    • Projektet realizuara në vend dhe jashtë vendit.