Gjuhë angleze dhe studime amerikane

Programi Master në Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane synon t'i pajisë studentët me kompetenca dhe aftësi hulumtuese të nevojshme për të ndjekur studime të pavarura në Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane. Programi synon që kompetencat e gjuhës dhe kulturave të dy vendeve anglofone, që do të thotë të SHBA-së dhe Britanisë, t'i bëjë të arritshme për studentët në mënyrë që të promovojnë perspektiva ndërkulturore në kuadër të kornizës së kompetencave të përgjithshme akademike në shkencat humane. Gjatë studimeve, studentët do të kenë mundësi të fitojnë një sërë njohurish të avancuara dhe të transferueshme, të të kuptuarit dhe aftësi lidhur me një gamë të gjerë të çështjeve gjuhësore, letrare dhe kulturore të domosdoshme për karrierën e tyre të ardhshme akademike dhe profesionale. Qëllimi përfundimtar i këtij programi është të pajisë studentët me njohuri të plotë dhe me zotësi të gjuhës angleze që do t'u mundësojë atyre të hulumtojnë dhe të krijojnë tema kërkimore relevante në mënyrë autonome dhe t'i komunikojnë rezultatet dhe njohuritë e tyre në mënyrë të efektshme.

Programi Master në Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane mbindërton mbi në bazë të kompetencave që kanë fituar studentët në programin Bachelor i Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane të ofruar në Kolegjin "Dardania" që është program unik jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin. Programi i Masterit përfshinë këto module kyçe të ndërthurura: gjuhën, gjuhësinë, letërsinë dhe kulturën, duke u përqendruar më shumë në gjuhësi, në mënyrë që të trajtohen nevojat e studentëve të ardhshëm për të përforcuar profilin e tyre akademik dhe për t'i adresuar nevojat e shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Qëllimi i këtij programi është të përgatisë të diplomuarit për profesione që kërkojnë njohuri dhe aftësi që do t'ju ndihmonte që të merren me tregun e punës i cili është çdo ditë në formim e sipër nga një ekonomi gjithnjë më e globalizuar. Kjo arrihet përmes trajnimit ndërdisiplinor që lidh lëndët teorike dhe konceptet shkencore me teknika praktike që kanë të bëjnë me fenomene gjuhësore, letrare, dhe kulturore. Në këtë mënyrë të diplomuarit arrijnë kompetenca ndërkulturore si dhe aftësi për të lëvizur lirshëm dhe për t'u marr me kompetencë me ndryshimet që ndodhin në botën e globalizuar.

Moduli i gjuhësisë ka si objektiv të tij të kuptuarit e konsoliduar të natyrës dhe të strukturës së gjuhës angleze. Gjuhësia kuptohet edhe si teori dhe si aplikim i orientuar dhe studiohet  përmes kurseve autonome obligative në Gramatikën gjenerative, Teoritë e përvetësimit të gjuhës, Gjuhësinë kontrastive, Leksikologjinë dhe leksikografinë dhe Teoritë e përkthimit. Gama e kurseve të ofruara u siguron studentëve mundësi për të studiuar teoritë dhe modelet më të rëndësishme të gjuhësisë, në mënyrë që të fitojnë njohuri dhe në mënyrë të pavarur të reflektojnë për diversitetin dhe evolucionin e gjuhës së njeriut si dhe t'i aplikojnë ato në hulumtimet e tyre.  

Moduli i Letërsisë i dedikohet letërsisë anglo-amerikane duke mbuluar kështu prozën dhe poezinë përmes kurseve obligative në Romanin bashkëkohor amerikan dhe Poezinë bashkëkohore angleze. Përveç kësaj, kursi në Kritikën letrare britanike dhe amerikane është gjithashtu kurs obligativ dhe është pjesë e modulit të letërsisë. Ai synon trajnimin e studentëve që në mënyrë të pavarur të merren me tekste letrare në gjuhë angleze, t'i lexojnë, analizojnë dhe interpretojnë ato. Teknikat në studimet letrare dhe në analizë tekstuale siç janë poetika, retorika, stilistika, terminologjia letraro-teorike, çështjet e zhanreve dhe të ngjashme do të aplikohen në mënyrë që t'ju mundësohet studentëve që të perceptojnë tekstet letrare në kontekste të tyre përkatëse kulturore.

Moduli i studimeve kulturore ofrohet përmes kurseve zgjedhore të lidhura ngushtë me qëllimet e Masterit në Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane. Ai zhvillohet përmes kurseve të pavarura: Studimet kulturore anglo-amerikane, Shoqëria amerikane dhe Pragmatika ndërvepruese dhe komunikimi ndërkulturor. Kurset u ofrojnë studentëve mundësi të fitojnë njohuri dhe të hulumtojnë kulturën në mënyrë të pavarur dhe me qasje multidisiplinare.

Krahas moduleve kryesore, studentët do të kenë mundësi t'i ndjekin interesimet e tyre akademike dhe kërkimore nëpërmes një grupi të kurseve të tjera zgjedhore siç janë: Shkrimi profesional dhe Shkrimi kreativ.

Vlera shtesë e programit është moduli për Zotësinë gjuhësore në gjuhën angleze, objektivi kryesor i së cilit është të ngritë nivelin e kompetencës së studentit në C2 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës (CEFR).

Meqë Kolegji "Dardania" koordinon ofertat përmes disiplinave dhe programeve, studentët e Programit Master në Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane do të ftohen për të zhvilluar shtigjet kurrikulare që plotësojnë planet e tyre akademike dhe të karrierës, si dhe interesimet e tyre duke u regjistruar në kurset e ofruara në programet e tjera të Masterit të  institucionit tonë të arsimit të lartë. Këto kurse klasifikohen në kategorinë e lëndëve me zgjedhje, dhe u mundësojnë studentëve t'i zgjerojnë horizontet e tyre, si dhe ta përforcojnë profilin e tyre akademik dhe profesional.

PAS PËRFUNDIMIT ME SUKSES TË STUDIMEVE MASTER, STUDENTËT DO TË JENË NË GJENDJE TË:

    • Angazhohen në shqyrtim të hapur dhe kritik të një game të gjerë temash të gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës;
    • Dëshmojnë të kuptuarit e teksteve gjuhësore, letrare dhe të mediave;
    • Dëshmojnë njohuritë dhe të kuptuarit e gjuhës dhe kulturës së synuar;
    • Dëshmojnë aftësi për të krijuar tekste të folura dhe të shkruara brenda një game të mediave;
    • Dëshmojnë aftësi për tu shprehur me gojë dhe me shkrim në mënyrë që të shtjellojnë, përfundojnë, dhe të mbrojnë punime shkencore dhe ligjërata.

DIPLOMA MASTER I GJUHËS ANGLEZE DHE STUDIMEVE AMERIKANE DO T'JU JEPET STUDENTËVE TË CILËT:

    • Kanë dëshmuar njohuri dhe të kuptuarit që mbindërton dhe konsolidon njohuritë e arritura në nivelin Bachelor dhe që sigurojnë bazë ose mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe /ose aplikimin e ideve, brenda një konteksti kërkimor;
    • Mund t'i aplikojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre, dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve në mjedise të reja ose të panjohura në kontekst më të gjerë (ose multidisiplinar) që ndërlidhen me fushën e tyre të studimit;
    • Kanë aftësi për të integruar njohuritë dhe për të trajtuar kompleksitetin, dhe për të formuluar gjykime me informacione jo të plota ose të kufizuara, por të cilat përfshijnë reflektimin me përgjegjësi shoqërore dhe etike që lidhen me aplikimin e njohurive dhe gjykimeve të tyre;
    • Mund t'i komunikojnë përfundimet dhe njohuritë e tyre, dhe arsyeshmërinë që i mbështet ato, për audienca të specialistëve dhe jo-specialistëve në mënyrë të qartë duke e shmangur dykuptimsinë;
    • Tregojnë aftësi të të mësuarit që ju mundëson t'i vazhdojnë studimet në mënyrë të vetudhëhequr ose të pavarur.[1]

Studimet në programin Master i Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane përfundojnë pasi që studentët të kenë grumbulluar së paku 120 ECTS kredi, pasi t'i kenë përfunduar provimet e tyre dhe të kenë paraqitur dhe mbrojtur publikisht tezën e Masterit para komisionit të emëruar. Pas përfundimit të studimeve, studentët e fitojnë të drejtën e marrjes së Diplomës Master i Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane.

Diploma e Masterit të Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane ju mundëson të diplomuarve nga ky program ta vazhdojnë më tutje avancimin e tyre akademik dhe profesional dhe të regjistrohen në Studimet e Doktoratës.

Pas përfundimit të studimeve master, të diplomuarit në programin e Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane do të ketë një gamë të gjerë mundësish potenciale për punësim. Para së gjithash, ata do të jenë në gjendje të ndjekin interesimet e tyre kërkimore dhe të zhvillojnë karrierën në akademi. Mes tjerash, ata do të mund të punësohen në funksione ndërmjetësuese dhe pozita në fusha ndërkulturore në institucione shtetërore, si edhe në profesione përkthyese dhe redaktuese (kompanitë botuese, media elektronike, mediat e shkruara, TV).

Përveç këtyre, ata do të jenë në gjendje ta ndërtojnë karrierën e tyre në fusha të ndryshme si në sektorin publik dhe atë privat, në organizata të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare, në organizata ndërkombëtare (OKB, BE), diplomaci dhe marrëdhëniet me publikun (ambasadat), në administratën publike, korporatat dhe kompanitë ndërkombëtare, në kompani të ndryshme kombëtare, private dhe publike që ushtrojnë veprimtari ekonomike, si dhe në ndërmarrje tregtare dhe afariste që ofrojnë shërbime dhe kanë marrëdhënie ose klientelë ndërkombëtare.

KOHËZGJATJA DHE STRUKTURA E PROGRAMIT

Kohëzgjatja e programit Master i Gjuhës Angleze dhe Studimeve Amerikane është katër semestra me studime të rregullta, pra dy vite akademike. Ai përfshin gjithsej 120 ECTS kredi të shpërndara në mënyrë proporcionale brenda semestrave. Duke marrë parasysh orientimin e programit në gjuhësi, modulet kryesore mbajnë numër proporcional të kredive që mund të grumbullojnë studentët.