Vizitat e Stafit Ndërkombëtar të Programit PhD

PROF.DR. MASSIMO BIANCHI – PROFESOR NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS-ITALI MBAJTI LIGJERATË PËR STUDENTËT E KOLEGJIT DARDANIA


 
Kolegji Dardania si Institucioni i vetëm i Arsimit të Lartë ne Kosovë i cili ka bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, edhe njëherë iu mundesoi studentëve të vet që të takojnë profesorë të njohur ndërkombëtarë dhe të mësojnë nga ligjeratat e tyre.
Këtë herë Kolegji Dardania u bë cak i vizitës dhe ligjërimit të profesorit nga Universiteti i Bolonjës Prof..Dr. Massimo Bianchi i cili përpara studentëve të Dardanisë  me datë 30 maj 2014 mbajti ligjeratën me temë “Strukturat dhe performancat e rrjetit në menaxhimin e projekteve”.


 
Interesimi i studentëve të Kolegjit Dardania që të mësojnë nga përvoja e një profesori të tillë ishte mjaft i madh, e ky interesim u shpreh në veçanti me pyetjet e tyre të shumta drejtuar prof. Bianchi si dhe me vlerësimin e tyre shumë afirmativ për ligjeratën të cilën ata patën knaqësinë dhe privilegjin ta dëgjojnë nga Prof.Dr. Massimo Bianchi, i cili njëherit është edhe Koordinator i Programit  të Doktoraturës, projekt ky ku Kolegji Dardania është partner që nga viti 2010.