Projekti Tempus për Doktoraturë

Kolegji DARDANIA , krahas  ekzistueseve, ka begatuar programet e veta  edhe me  Programin e Studimeve të Doktoratës Shkencore me titull: "NDËRMARRËSIA DHE MENAXHIMI I NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME PËR VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR" (DOCSMES).
Ky program i studimeve të doktoratës shkencore është përkrahur nga BE përmes TEMPUS -projektit: "PROGRAM  I PËRBASHKËT REGJIONAL DOKTORATURE  NË NDËRMARRËSI DHE MENAXHIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA  DHE TË MESME (NVM) PËR VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR".
Programi do të zhvillohet në partneritet me Universitetin e Bolonjes " Alma Mater Studiorum -Universita di Bologna", Itali (UNIBO),Universitetin e Nises "University of Nice-Sophia Antipolis, Francë (UNSA) dhe Universitetin  e Bracelonës "Universitat Autonoma de Barcelona, Spanjë (UAB).Për funkcionalizimin e këtij programi, përfaqësuesit e universiteteve partnere kanë arritur marrëveshje për alokimin e stafit akademik për sëcilin kurs ku do të ketë një professor nga Universiteti partner nga BE dhe një professor nga Universitetet e Ballkanit Perendimor. Të dy  profesorët janë duke punuar bashkarisht në finalizimin e syllabusit dhe përgatitjen e materialit mësimor  gjatë shtatorit 2011.
Bazuar në alokimin e stafit akademik në kurse të këtij programi të doktoratës shkencore, profesorët nga universitetet partnere të Ballkanit Perendimor duhet të koordinojnë Planin e tyre të mobilitetit në shtator të vitit 2011.