Konferencat e Programit PhD

KOLEGJI DARDANIA PJESËMARRËS NË KONFERENCËN E OHRIT

Kolegji Dardania mori pjesë në Konferencën Përmbyllëse e cila u organizua në Ohër me datë 13-15 qershor 2014.
Kjo konferencë njëherit ishte edhe aktiviteti i fundit për projektin Tempus i cili mundesoi zhvillimin e Programit të Doktoraturës në Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e NVM-ve. Në këtë Konference edhe Kolegji Dardania pati prezantimin e të arriturave, sfidave dhe mundësive që ka pasur në këtë projekt.
Pjesë e kësaj conference ishte edhe publikimi i broshurës e cila në pika shumë të shkurta paraqiti përmbledhjen e këtij projekti.
Në vijim po publikojmë një pjesë të paraqitjes së Kolegjit Dardania në këtë broshurë.



                        
Kolegji DARDANIA si partner në Projektin “Program i Përbashkët Regjional për Doktoraturë në Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për vendet e Ballkanit Perendimor “


Kolegji  DARDANIA Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë është themeluar në vitin 2004, licensuar nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, dhe akredituar nga Agjencioni për Akreditim i Kosovës për zhvillimin e programeve studimore në nivelin Bachelor dhe në atë Master sipas procesit të Bolonjës.  
Në  vitin 2010 Kolegji Dardania vendosi partneritet me Universitetet e tjera të Ballkanit Perendimor nëpërmes të projektit Tempus “Program i Përbashkët Regjional për Doktoraturë në Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për vendet e Ballkanit Perendimor”
Ky projekt është implementuar në partneritet me universitetet prestixhioze si Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Nices, Universiteti i Barcelonë si dhe me universitetit rajonale si Universiteti i Shën Klementit të Ohrit, Universiteti i Evropës Jug-Lindore Universiteti i Tiranës si dhe me parnterët nga komuniteti i biznesit. Disa nga beneficionet që Kolegji Dardania ka fituar nga ky projekt janë për tu theksuar. Ndër to po veçojmë:

• Workshopet/Vizitat studimore të organizuara në Universitetet Evropiane, në mënyrë që të përgatisë stafin e involvuar në projekt që t’a implementojnë projektin në mënyrën më të mirë të mundshme
• Një program studimi për PhD i menduar shumë mirë u dizajnua
• Një numër prej 7 kandidatëve nga Kosova u pranuan në këtë program doktorature
• Stafi i ri akademik u avancua më tutje që të vazhdojë të japë kontributin e tij në Arsimin e Lartë në Kosovë
• Procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies është organizuar në mënyrë shumë të rregullt  
• Studentë e doktoraturës janë dërguar për mobilitet/vizitë studimore në Universitetet Evropiane partnere të këtij projekti
• Një pjesë e ligjeratave janë organizuar edhe në Kolegjin Dardania si institucioni mikpritës ku u vendosën edhe bashkëpunime të reja më stafin e kyçur në këtë projekt
• Janë vendosur rrjete të ndryshme bashkëpunimi me komunitetin e biznesit

…Kolegji Dardania do t’a vlerësojë shumë mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimt  me të gjithë partnerët e kyçur në këtë projekt edhe në të ardhmen.