Vizitat Studimore dhe Opinionet e Studentëve (PhD)

Studentët e Doktoraturës vizitojnë Universitetin e Nices – Francë

 

Kandidatët për studimet e doktoraturës në “Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e NVM-ve” nga Kolegji Dardania vizituan Universitetin e Nices në Francë. Qëllimi i kësaj vizite dy javore ishte që kandidatët për PhD të njihen me Mentorët që do t’i udhëheqin ata në punimin e disertacionit të doktoratës së tyre. Gjatë qëndrimit të tyre në Nice, ata gjithashtu patën mundësi të hulumtojnë përveç tjerash, edhe bibliotekën e këtij universiteti prestigjioz, e cila ju ndihmoi në gjetjen e një pjese mjaft të madhe të literaturës së nevojshmë për punimin e disertacionit të doktoratës.
Për t’u vlerësuar shumë ishin gjithashtu edhe takimet që kandidatët për PhD nga Kolegji Dardania patën më stafin akademik të Universitetit të Nices në Francë lidhur më hulumtimet e tyre shkencore në këtë nivel.

Opinioni i studentëve të Doktoratës

 

Kam knaqësinë që më është dhënë mundësia të shkruaj një mendim timin për programin për PhD në Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e NVM-ve. Ky program përfundimisht më ka pajisur mua me një strukturë akademike ndërkombëtare, të ofruar nga profesorët më të mirë nga Universiteti i Bolonjës, Nices, Barcelonës, Universiteti Dardania, Universiteti i Shën Klementit të Ohrit dhe Universiteti i Tiranës, si dhe strukturën që unë do të mund të vazhdoj hulumtimin në fushën time profesionale.
Viti i parë i programit ka një sistem shumë të kuptueshëm dhe gjithpërfshirës. Ai ofron njohuri akademike dhe metodologjike, të kombinuara me një afat të caktuar kohor për dorëzimin e propozimit final të hulumtimit. Programi është shumë i dalluar dhe i fokusuar kah analizat ekonomike dhe metodat statistikore të cilat në mënyrë shumë efikase kanë të bëjnë me problemet e menaxhimit. Në të njejtën kohë ky program është i dalluar për diplomën e cila është Doktor i Menaxhimit të NVM-ve me një theks të vaçant në teorinë ekonomike dhe analizat ekonometrike.
Ende, pjesa më e vështirë mbetet të gjej kohën adekuate në orarin tim të stërngarkuar që të fokusohem tërësisht në provimet dhe hulumtimet e mija. Është shumë interesnate që unë gjithmonë i përfundoj ato punë të cilave iu afrohet afati i fundit. Megjithatë,  ky është një program unik, program të cilin unë nuk kam mundur ta gjej askund tjetër. Për ta ndjekur këtë program nuk kam pasur ndonjë vështirësi. Në fakt, ka qenë një punë shpërblyese për mua të jemë pjesë e një grupi të profesorëve ndërkombëtarë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Evropës. Kjo është bërë e mundur vetëm më ndihmën e Universitetit Dardania. Infrastruktura dhe pajisjet që janë vënë në dispozicion nga Dardania për studentët e këtij programi për PhD për mbajtjen e konferencave të ndryshme janë të mrekullueshme, por aspekti më i jashtëzakonshëm është shkalla e lartë e qasjes në një institucion kaq të dedikuar në shkencë dhe punë siç është Dardania.
Në Universitetin Dardania ti nuk je vetëm një student doktorate – ti je një hulumtues i dalluar, dhe për këtë unë dua të falenderoj Dardaninë që na ka dhënë neve këtë mundësi.

MA. Arta Koka – Grubi (PhD cand.)





Kolegji DARDANIA , krahas  ekzistueseve, ka begatuar programet e veta  edhe me  Programin e Studimeve të Doktoratës Shkencore me titull: "Ndërmarrësia dhe Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për vendet e Ballkanit Perendimor" (DOCSMES).
Ky program i studimeve të doktorates shkencore është përkrahur nga BE  përmes TEMPUS -projektit: "Programi  i përbashkët regjional doktorature  në ndërmarrësi dhe menaxhimin e ndërmarrjeve të vogla  dhe të mesme (nvm) për vendet e Ballkanit perendimor".
Programi po zhvillohet në partneritet me Universitetin e Bolonjes " Alma Mater Studiorum -Universita di Bologna", Itali (UNIBO),Universitetin e Nices "University of Nice-Sophia Antipolis,Francë (UNSA) dhe Universitetin  e Bracelonës "Universitat Autonoma de Barcelona, Spanjë (UAB), si dhe Universitetet e tjera partnere në këtë projekjt nga rajoni, ku ndër ta është edhe Kolegji DARDANIA si Institucioni i Vetëm i Arsimit të Lartë në Kosovë i cili merr pjesë në kët projekt.
Është knaqësi e imja të shkruaj opinionin tim lidhur me përvojën time si studente në programin për PhD në “Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e NVM-ve”. Së pari do të dëshiroja që të falënderoja Kolegjin Dardania që na ka dhënë këtë mundësi për të qenë pjesë e një programi të tillë të doktoraturës, mundësi kjo e cila është për t’u vlerësuar shumë lartë duke pasë parasysh planin studimor të këtij programi, stafin akademik të involvuar në këtë program të cilët vijnë nga universitete më prestixhioze si nga Evropa po ashtu edhe nga rajoni, mentorët e akredituar ndërkombëtarisht, strukturën e programit studimor në PhD dhe shumë aspektet tjera shumë pozitive të këtij programi.
Vizita studimore të cilën ne e kemi realizuar në Universitetin e Nices në Francë për dy javë ia ka shtuar edhe më shumë bagazhit tonë shkencorë përvojën të cilën ne e kemi bartur dhe po e aplikojmë në punën tonë hulumtuese dhe shkencore.  
Komunikimi/konsultimet apo edhe ligjeratat me profesorët e këtij programi shpesh herë janë realizuar edhe përmes videokonferencës, mënyrë kjo me të cilën Kolegji Dardania na ka mundësuar që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë stafin e involvuar në këtë program. 

MSc. Sevdie Alshiqi – Bekteshi (PhD cand.)





Programi i doktoratës për Ndërmarrësi dhe Menaxhim të NVM-ve është një mundësi e shkëlqyeshme për avancimin e aftësive për hulumtime shkencore në ketë fushë të studimit. Ky program ngërthen vlerat akademike të universiteteve të dalluara evropiane siç janë: Universiteti i Bolonjës-Itali, Universiteti i Barcelonës-Spanjë dhe Universiteti i Nices-Francë  dhe institucioneve universitare të regjionit përfshirë Kolegjin Dardania, Universitetin St.Klementi Ohridski, Universiteti i EJL, Universiteti I Agrobiznesit-Tiranë dhe Universiteti i Tiranës. Ky program na ka ofruar mundësinë për të zhvilluar studime të standardeve evropiane për Ndërmarrësi dhe Menaxhim të NVM-ve duke i përcjell kurset e studimit nga vendi ynë dhe vendet e rajonit që është një avantazh i veçantë. Kolegji Dardania si pjesëmarrës i projekteve të ndryshme akademike ndërkombëtare ka arritur që në bazë të standardeve të larta akademike dhe edukative të integrohet me sukses në ketë program rigoroz të doktoratës krahas edhe universiteteve tjera me renome ndërkombëtare. Profesor eminent të Universiteteve të lartë cekura evropiane na kanë ndihmuar në avancimin e aftësive hulumtuese me qëllim të mbështetjes së NVM-ve si një qelës për zhvillimin e sektorit privat, inovacionit dhe ekonomisë në bazë të konkurrencës dhe tregut të lirë. Ky program po  ndihmon bashkëpunimin tonë si hulumtues me komunitetin e biznesit. Gjithashtu po na ofrohet mundësia e avancimit të aftësive tona si staf akademik me qëllim të zhvillimit të më tejshëm të kësaj disipline përmes studimit dhe hulumtimit.

MSc. Kujtim Zylfijaj (PhD cand.)