Programi për Doktoraturë (PhD)

Programi studimor për Doktoraturë në “Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme”

Ky program i doktoratës është dizajnuar si një program i përbashkët regjional i organizuar nga tre universitete evropiane, dy universitete nga Maqedonia, dy universitete nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Universitetet partnere të këtij projekti jane: Universiteti i Bolonjës Alma Mater Studorium – Itali, Universiteti i Nices Sofia Antipolis – Francë, Universiteti i Barcelonës Universitat Autonoma de Barcelona – Spanjë, Universiteti i Tiranës – Shqipëri, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Shën Klementit, Universiteti i Evropës Jug-Lindore si dhe Kolegji Dardania si Institucioni i vetëm i Arsimit Universitar nga Kosova.
Në mënyrë që të sjellë programin e doktoraturës më afër nevojave dhe kërkesave të tregut të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë program janë përfshirë  institucione të ndryshme të tilla si: Agjencia për Promovimin e Ndërmarrjeve të Republikës së Maqedonisë (APERM), Oda Ekonomike e Maqedonisë (MCC) dhe kompania SEAVUS nga Republika e Maqedonisë, si dhe Konfederata e industrive shqiptare nga Shqipëria (Konfindustria). Me përvojën e tyre shumëvjeqare në bashkëpunim me bizneset ata do të ofrojnë transferimin e njohurive praktike, qasje në teknologji të lartë dhe bazën e gjerë të të dhënave dhe mundësië të trajnimeve në praktikë.
Programi i studimit për doktoraturë “Ndërmarrësi dhe Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme” është program i ciklit të tretë dhe zgjatë tre vite akademike përkatësisht  6 semestra.

Objektivat e Programit

• Të ju ofrojë studentëve të doktoraturës  mundësi për të studiuar dhe për të bërë hulumtim të detajizuar teorik dhe aplikativ në fushën e Ndërmarrësisë dhe NVM-ve;
• Të ju mundësojë studentëve të doktoraturës, me anë të udhëzimit dhe monitorimit të vazhdueshëm, të kryejnë hulumtime individuale si dhe të punojnë në disertacionin e doktoraturës së tyre;
• Të forcojnë kërkimet në fushën e ndërmarrësisë dhe të menaxhimit të NVM-ve të cilat janë të përbashkëta për vendet e rajonit;
• Të forcojë lidhjen në mes të studentëve të doktoraturës dhe komunitetit të biznesit.

Programi i ciklit të tretë të studimeve në Ndërmarrësi dhe Menaxhimin e NVM-ve është dizajnuar për të:   
• Përgatitur staf të ri akademik i cili do ta avancojë më tutje këtë diciplinë e cila është në rritje e sipër nëpërmes të studimit dhe hulumtimit;
• Krijuar profesionalistë nga kompanitë të cilat me zhvillimin e mëtutjeshëm të kreativitetit dhe inovacioneve të tyrë në njërën anë, dhe nëpërmes të ngritjes së aftësivë të tyre menaxheriale lidhur më kompanitë e vogla dhe ato të mesme në anën tjetër, do të ju mundësojnë kompanive dhe ekonomisë si tërësi që të arrijnë rritjen dhe zhvillimin e dëshiruar.
 
Ky program studimi, si i tillë, do të ju lejojë studentëve të doktoraturës që të punojnë në zhvillimin e qëndrimeve që të respektojnë dhe të zbatojnë teorinë, metodologjitë kërkimore, si dhe çështje të rëndësishme të sipërmarrësit, krijuesit të politikave publike, ofruesit e burimeve dhe atyre që mbështesin aktivitetet e nërmarrësve  dhe do të përballen me to. Është e një rëndësie të madhe që ky program studimi do të ofrojë një kombinim të dy praktikave më të mira të mësimdhënies edhe nga universitetet evropiane edhe nga ato vendore. 

Struktura e Programit të Studimeve të Doktoratës në Ndërmarrësi dhe Menaxhim të NVM-ve

Programi do të realizohet nga ligjërues të përbashkët (një profesor nga BE dhe një nga Ballkani Perëndimor në secilin kurs/seminar) dhe ligjërues të jashtëm – ekspert nga komuniteti i biznesit.  
Në këtë program të doktoraturës do të përfshihen shumë seminare dhe forma tjera të mësimdhënies akademike, përfshirë këtu edhe mësimdhënien në distancë.
Duke konsideruar që ky është program i ciklit të tretë, struktura e tij është specifike dhe është nxjerr nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve dhe kjo strukturë është në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë.
Struktura dhe përmbajtja e programit të doktoraturës është përgatitur nga 8 universitetet partnere në projekt dhe në harmoni me përvojat e universiteteve të BE. Për më shumë, edhe sektori i biznesit dhe organizatat e biznesit kanë qenë të përfshira në përgatitjen e kurrikulumit.
Gjuha që do të përdoret në këtë program është gjuha angleze.

Stafi Akademik

Programi i doktoratës “Ndërmarrësi dhe Menaxhim i NVM-ve” në çdo kurs të palnit të tij studimor do të realizohet nga një profesor nga universitetet evropiane dhe një profesor nga universitetet vendore.  
Në vijim po paraqesim listën e stafit akademik të cilët janë të kyçur në këtë program, si dhe universitetin nga vijnë ata profesorë.

1.    Massimo Bianchi (UNIBO)
2.    Laura Tampieri (UNIBO)
3.    Rebecca Levy Orelli (UNIBO)
4.    Joaquim Verges (UAB)
5.    Carlo Gispert (UAB)
6.    Alex Rialp (UAB)
7.    Silvia Solà (UAB)
8.    Joan-Lluis Capelleras (UAB);
9.    Stephane Ngo-Mai UNICE);
10.    Andre Boyer (UNICE)
11.    Muriel Dal- Pont (UNICE)
12.    Marika Basheska Gjorgjieska (UKLO)
13.    Zlatko Zoglev (UKLO)
14.    Gjorgji Mancheski (UKLO)
15.    Dean Iliev (UKLO)
16.    Miroljub Shukarov (SEEU)
17.    Abdulmenaf Bedzeti (SEEU)
18.    Omer Stringa (UT)
19.    Vasilika Kume (UT)
20.    Donika Kercini (AUT)
21.    Avdullah Hoti (UD)

Mentorët e Akredituar

Ndër 6 profesorët e akredituar ndërkombëtarisht për mentorimin e kandidatëve të doktoratës është edhe Prof.Dr. Avdullah Hoti i cili është kyçur në këtë program nga Kolegji DARDANIA
Më poshtë po japim listën e mentorëve të akredituar ndërkombëtarisht.

1. Massimo Bianchi (UNIBO)
2. Muriel Dal- Pont (UNICE)
3. Gjorgji Mancheski (UKLO)
4. Avdullah Hoti (UD)
5. Fatmir Memaj (UT)
6. Vasilika Kume (UT)

ECTS kreditë

Për kompletim të suksesshëm të ciklit të tretë të studimeve të këtij programi, studentët duhet të fitojnë 180 ECTS kredit, si në vijim:
Për kurset/seminaret akademike në semestrin e parë studentët duhet të fitojnë 30 kredite;
Për kurset/seminaret akademike në semestrin e dytë studentët duhet të fitojnë 30 kredite;
Për pilot hulumtimin, përgatitjen dhe publikimin e dy punimeve shkencore, mobilitetin ndërkombëtar, studentët fitojnë 30 kredi;  
Për përgatitjen e propozimit të tezës, disertacionit të doktoraturës dhe mbrojtjen publike studentët fitojnë në total 90 kredi.  

Titulli i fituar pas përfundimit të studimeve

Studenti që do të plotësojë të gjitha kërkesat, parashikuar me programin e doktoraturës në Ndërmarrësi dhe Menaxhim të NVM-ve, për të fituar gradën e Doktorit të Shkencës, do të fitojë një diplomë që konfirmon se studenti ka përfunduar me sukses këtë program studimi dhe do të fitojë një shkallë akademike Doktor në Ndërmarrësi dhe Menaxhim të NVM-ve. Në përputhje me kornizën kombëtare për kualifikim të arsimit të lartë, studenti do të fitojë nivelin e VIII të arsimit. Shtojca e Diplomës është pjesë e diplomës.

Salla e Videokonferencës

Studentëve të vet të cilët studiojnë në ciklin e tretë të studimeve PhD, Kolegji DARDANIA ju ka mundësuar që ligjeratat dhe takimet/konsultimet që ata i kanë me profesorët e tyre në këtë program ti ndjekin edhe përmes videokonferencës e cila është kompletuar e gjitha me pajisjet më moderne të teknologjisë së fundit.