Aplikimi dhe Kandidatët e Përzgjedhur

NJOFTIM PËR APLIKIM NË PROJEKTIN E DOKTORATURËS

Kolegji Dardania në bashkëpunim me:
Universitetin e Bolonjës, Itali; Universitetin e Barcelonës, Spanjë; Universitetin e Nices, Francë; Universitetin “St. Kelement Ohridski”, Republika e Maqedonisë,  Universitetin e Evropës Juglindore, Republika e Maqedonisë; Universitetin e Tiranës, dhe Universitetin e Agrikulturës, Trianë, Shqipëri,  shpall konkurs për pranimin e kandidatëve për doktoraturë në programin “Ndërmarrësi - Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, Projekt nga Tempus nr.510993, financuar nga BE.
Afati për aplikim deri më 25 shkurt 2012.
Për informata më të hollësishme informoheni përmes dokumenteve të publikuara në websajt si dhe na  kontaktoni në email adresën: doktoratura@universitetidardania.com

Kandidatët e përzgjedhur nga Kolegji DARDANIA filluan ligjeratat në Studimet e Doktoraturës

Kolegji DARDANIA është i vetmi Institucion në Kosovë që  në partneritet me Universitetin e Bolonjës, Nices dhe Barcelonës dhe partnerët e tjerë, fitoi projektin TEMPUS për zhvillimin e studimeve të Doktoraturës.

Kandidatët e përzgjedhur për studimet e Doktoraturës, nga paneli intervistues i përbërë nga: Prof. Dr. Massimo Bianchi (Universiteti i Bolonjës), Prof.Dr. Stephane Ngo-Mai (Universiteti i Nices), Prof.Dr. Joaquim Verges (Universiteti i Barcelonës), janë:


Sevdie Alshiqi-Bekteshi
Arta Koka-Grubi
Kujtim Zylfijaj
Shpresim Vranovci
Lura Rexhepi
Ajtene Abdullahi            

Ligjeratat në studimet e doktoraturës të cilat kanë  filluar që nga muaji mars, janë duke u mbajtur nga profesorët më eminent të këtyre Universiteteve prestigjioze të cilat renditen në top universitetet më të sukseshme botërore.
Kandidatët do të pajisen me Diploma të vërtetuara nga Universiteti Dardania dhe Universiteti i Bolonjës.
Kolegji DARDANIA, i pari dhe i vetmi në Kosovë, si  Institucion i Arsimit të Lartë, që për herë të parë fillon me zhvillimin e studimeve të Doktoraturës konform sistemit të Bolonjës.


 
Kolegji DARDANIA me punën e vet edhe një herë dëshmoi në përkushtimin e lartë për ndërtimin e vlerave dhe përmbushjes së misionit të tij për të qenë lider në Arsimin e Lartë jo vetëm në vend por edhe në rajon.  

Kolegji DARDANIA, aty ku udhëheq shkenca!