Studime evropiane

Kosova dhe shoqëria kosovare synojnë integrimin,mundësisht sa më shpejt,në familjen e Bashkësisë Evropiane. Ndërkaq, fusha e studimeve evropiane është relativisht  e  re  në  Kosovë. Kjo ka bërë të ndihet dukshëm mungesa e kudrove të këtij profili me përgatitje universitare.

E rritë nevojën e përgatitjeve të institucioneve të arsimit të lartë për hapjen e këtij profile studimor.  Për  këtë qëllim, Kolegji  Dardania është angazhuar dhe përgatitur  me përkushtim .Në planin e studimeve të hartuar për këtë profil,në semstrin e V dhe  VI kemi paraparë diciplina mësimore që ndihmojnë brumosjen teorike të studentëve me të veçantat e funkcionimit të Unionit Evropian në fushën e ekonomisë, drejtësisë,politikës, cultures,marrëdhënieve ndërkombëtare e të komunikimit.    

 Qëllimi i studimeve në Studime Evropiane

Politikat e Bashkimit Evropian dhe komuniteti Evropian përgjithësisht ka ndikuar e po ndikon fuqishëm edhe sot në përgatitjen teorike e të njohjes së studentëve me praktikat e avancuara të projektimit dhe të funkcionimit të shoqërisë në shtetet anëtare të BE-së dhe komunitetin evropian. Bashkëveprimi dhe synimi i Kosovës për integrim në Bashkësinë Evropiane nuk mund të arrihet pa sigurimin e potencialit kadrovik të kualifikuar dhe të zotët për t'I kontribuar këtij procesi.

Kjo nënkupton jo vetëm  njohjen me instritucionet e Bashkimit Evropian po edhe zotësinë për analizë e vlerësim competent të proceseve sociale,ekonomike,kulturore dhe tjetër shoqërore të vendeve anëtare të BE-së e të komunitetit tjetër evropian.

Me absolvimin e sukseshëm të përmbajtjeve kurrikulare të brenda këtij drejtimi studimor studentët do të përvetësojnë arsim të lartë e cilësor mbi rrjedhat bashkëkohore evropiane dhe në veçanti për aspektet shumëfarëshe të proceseve evropiane të integrimit.Të  aftësohen e ndihmojnë projektimin dhe realizimin me sukses të objektivave të Kosovës për integrim në Bashkësinë Evropiane dhe komunitetin tjetër evropian. Do të ndihmojë plotësimin e nevojave të tregut  kosovar me kuadro të këtij profili  me kualifikim universitar.

Presim që studentët e diplomuar në këtë drejtim do të kenë mundësi të shumta punësimi në institucionet e ndryshme publike dhe private në Kosovë,në rajon dhe përtej tij.           

  1. REZULTATET E PRITURA

Absolvimi me sukses I këtij profile studimor do t'iu mundësojë studentëve të njohin rolin çfarë ka Evropa në zhvillimin e ideve e të sistemeve politike,të rrethanave shoqërore- kulturore,të arritjeve ekonomike e shkencore në kuadrin e ngjarjeve shoqërore.

Ky profil studimor,me konceptimin dhe qasjen ndërdiciplinare iu mundëson studentëve që të kuptojnë më mire temat më të rëndësishme të cilat I  kanë ndihmuar zhvillimit shoqëror,politik dhe kulturor të Evropës.

Iu ofron studentëve bazat teorike për një kuptim më të thelluar të ndërlidhjeve dhe ndërvarsive të trashëgimisë kulturore,të ideve politike dhe të fuqive ekonomike.

I nxit studentët për të njohur qartë e me themel provokimet,dilemat dhe mundësitë me të cilat po ballafaqohet Evropa e qytetarët e saj në rrjedhat botërore të ndryshuara.

Studentët e diplomuar në këtë profil studimor do të jenë në gjendje të angazhohen në përshtatjen e sistemit ekonomik,juridik dhe politik të Kosovës standardeve të Bashkimit Evropian.

Do bëjë të mundur hapjen e vendeve të punës në organet dhe trupat e ndryshëm të Bashkësisë Evropiane.