Mardhenie me publikun

Marrëdhënie me publiku - Bachelor

Specializimi Marrëdhënie me publikun funksionon në kuadër të programit Shkenca Politike dhe administrim publik.
Ky program synon përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në marrëdhëniet me publikun në një spektër të gjerë të fushave,qeveritare, joqeveritare, publike, shtetërore, private, ekonomike, etj.
Njohuritë që do të fitohen në këtë specializim janë ato të parimeve, të procedurave, të praktikave, të planifikimit dhe të menaxhimit të fushatave të marrëdhënieve me publikun.
Pos njohurive procedurale që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me publikun, studentëve do t’u prezentohen edhe një varg çështjes më të përgjithësuara nga kjo fushë. Kështu, studentët do të njihen me aspektet juridike të komunikimit, ku do të mësojnë për lirinë e fjalës, por edhe përgjegjësitë juridike që e përcjellin atë, pastaj për konsideratat etike që duhet ta shoqërojnë komunikimin me publikun.
Po ashtu, studentët do të njihen edhe me aspektet e komunikimit me publikun gjatë krizave, domethënë, marrëdhëniet me publikun në rrethana të vështira, apo, kur mesazhet që duhet t’i jipen publikut janë të rënda.
Gjatë tërë kohës do të punohet që studentët të jenë të vetëdijshëm për fuqinë e opinionit publik në një shoqëri demokratike, dhe që ata kësaj fuqie t’i qasen me përgjegjësi.
Specializimi i Marrëdhënieve me publikun studentët do t’i pajis me njohuri teorike dhe praktike të cilat ata do t’i bëjnë të aftë për t’u përballur me një varg sfidash në një mori situatash në të cilat do të komunikojnë me audienca nga më të ndryshmet: nga shoqatat e aksionarëve e grupet e interesit, e deri te shoqëria e tërë, në rastin e komunikimit në emër të institucioneve qeveritare.
Të diplomuarit me Specializim të Marrëdhënieve me Publikun do të jenë të aftësuar që:
• Ta kuptojnë rolin, funksionin dhe procedurat e procesit të marrëdhënieve me publikun;
• Të udhëheqin fushatat e komunikimit me një mori audiencash të ndryshme;
• Marrëdhëniet me publikun t’i bëjnë në një mënyrë të efektshme që është e orientuar kah rezultatet;
• T’i kuptojnë përgjegjësitë juridike, etike dhe morale që e shoqërojnë procesin e komunikimit me publikun;
• Që aftësitë e tyre t’i shprehin në rrethana nga më të ndryshmet, nga marketingu i ndonjë prodhimi, e deri te komunikimi me shoqërinë në rastin e katastrofave natyrore.
Lista e institucioneve në të cilat specialistët e marrëdhënieve me publikun janë të dëshirueshëm:
• Institucionet qeveritare;  
• Institucionet publike;
• Organizatat joqeveritare;
• Ndërmarrjet ekonomike;
• Sektori privat;  etj.
Kandidatët e diplomuar në këtë drejtim marrin thirrjen akademike : Bachelor i arteve në Shkenca Politike dhe Administrim Publik me specializim në Marrëdhëniet me publikun