Diplomaci

Kosova është shtet i ri i pavarur dhe ka nevojë të madhe për kuadro të brumosura me dituri nga shkencat politike dhe diplomaci. Kjo është arsyeja e përcaktimit tone për hapjen e specializimit të Diplomacisë. Përmes përmbajtjeve kurrikulare të diciplinave mësimore- shkencore të përfaqësuara në Planin e studimeve synojmë përgatitjen e kuadrove profesionale e shkencore  të zotët për kryerjen e detyrave të shtetit dhe institucioneve përkatëse shtetërore të Kosovës. Kriter bazë për zgjedhjen dhe vendosjen e diciplinave mësimore- shkencore në Planin e studimeve është kompetenca e përmbajtjeve kurrikulare të tyre për realizimin e plotë të objektivave të parashtruar këtij drejtimi studimor

Partnerët potencial të interesuar për specializimin në Diplomaci janë: Ministria e Punëve të Jashtme,Ministria e Mbrojtjes, Shërbimet e Sigurimit,Mediat e Shkruara dhe Elektronike Publike e Private,organiztat politike nacionale dhe ndërkombëtare.

Diplomacia me sistemin e diciplinave dhe përmbajtjet kurrikulare të përshkruara atyre,ju ofron studentëve dituri teorike dhe praktike nga shkencat politike dhe diplomacia që ngrisin nivelin dhe cilësinë e dijës akademike dhe analitike për politikë të brenshme e të jashtme në nivel global dhe shtetëror.

Ky drejtim studimor,me sistemin e diciplinave dhe përmbajtjet kurrikulare të tyre,I është përshtatur nevojave të përgatitjes së këtij profili kadrovik në Kosovë me dituri për politikë të jashtme e diplomaci.Krijon edhe mundësinë që studentët të njohin e zotërojnë të veçantat e metodologjisë së punës kërkimore- shkencore në fusha të ndryshme të shkencave politike dhe diplomacies.

REZULTATET E PRITURA

Pas përfundimit me sukses  të studimeve në këtë program të specializuar studentët do të jenë të zotët:

  • Të përvetësojnë me kuptim e në mënyrë të thelluar dituri nga fusha të ndryshme të shkencave politike dhe diplomacia;
  • Të jenë në gjendje të analizojnë në mënyrë kritike zhvillimet aktuale në politikën dhe diplomacinë vendore e ndërkombëtare;
  • Të kuptojnë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Unionit Evropian;
  • Të marrin pjesë aktive në krijimin dhe realizimin e platformave politike e të diplomacisë së Kosovës;
  • Të kryejnë detyra këshillimi për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës;
  • Të angazhohen në sektorë të ndryshëm të mediave të shkruara dhe elektronike,publike e private,për hartimin e programeve dhe trajtimin me kompetencë të çështjeve nga fusha të ndryshme të shkencave politike dhe diplomacisë;
  • Të përfaqësojnë me komptetencë e dinjitet shtetin e Kosovës në fushat përkatëse të politikës e të diplomacisë