Administrim Publik

Ky program ka për qëllim përgatitjen e zyrtarëve të ardhshëm të administratës dhe institucioneve publike të Kosovës, të cilët respektojnë vlerat demokratike të një administrate publike efikase dhe të paanshme.

Ky program ka për qëllim aftësimin profesional të studentëve ne nivelin e administratorëve publik duke u dhënë njohuri të parimeve të administrimit publik, të politikave publike, si dhe shkathtësi të nevojshme për një udhëheqje të suksesshme dhe moderne të tyre.

Studentët e këtij drejtimi do të aftësohen me njohuri teorike të administrimit publik, dhe do të përvetësojnë, po ashtu, shkathtësi praktike të cilat do t'u mundësojnë që njohuritë e përvetësuara teorike t'i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat ballafaqohet fusha e administrimit publik. 

Pjesa teorike e këtij programi ofron njohuri dhe aftësi për të bërë gjykime dhe vlerësime analitike të situatave dhe rrethanave të mjedisit administrativ. Ndërkaq, pjesa praktike e tij ofron shkathtësi për t'i adresuar dhe trajtuar manifestimet konkrete të këtyre dukurive.

 

REZULTATET E PRITURA

Të diplomuarit në Programin e  Administrimit Publik do të jenë në gjendje të:

  • Punësohen në sektorin administrativ, në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore,
  • Tregojnë njohuri dhe aftësi analitike gjatë zgjidhjes së problemeve administrative,
  • Zbërthejnë problemet në një mënyre të tillë që e lehtëson zgjidhjen e tyre,
  • Zbatojnë njohuritë e fituara edhe në pjesëmarrjen në administrimin e sektorëve të tjerë, si, kulturë, afarizëm, etj.
  1. Lista e institucioneve në të cilat administratorët publik janë të dëshirueshëm:

  • Administrata publike,
  • Institucionet shtetërore,
  • Administrimi në sektorin privat,
  • Administrimi dhe udhëheqja në fusha të shumta të tjera.

Kandidatët e diplomuar në këtë drejtim marrin thirrjen akademike : Beachelor i arteve në Shkenca Politike dhe Administrim Publik