Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale

Kolegji Dardania e ofron programin Psikologji aplikative dhe studime menaxheriale në nivelin Bachelor. Ky program është i krahasueshëm me programet e Institucioneve të Arsimit të Lartë të Evropës Perendimore.

Studimet bazohen në punë me mësimdhënie interaktive: Dialog i vazhdueshëm në mes të punës praktike dhe analizës akademike.

RRETH PROGRAMIT 

Programi Psikologji aplikative dhe studime menaxheriale është i dizajnuar të përgatisë studentët me njohuri reciproke të teorisë dhe praktikës respektivisht për psikologjinë e aplikuar në kontekst organizacional/biznesor dhe industrial. Ky program i aplikuar ka për qëllim të pajis studentët me mundësinë që të vlerësojnë dhe kuptojnë atmosferën psikologjike të biznesit dhe ambientin industrial në një mënyrë gjithpërfshirëse duke zhvilluar të kuptuarit se si veprojnë organizatat në mjedisin modern biznesor duke konsideruar implikimet  për individin në punën menaxheriale në organizata.

E veçanta e këtij programi buron nga kombinimi i fushave të menaxhmentit fundamental me koncepte shkencore bazë dhe metodat e psikologjisë aplikative, me orientim teorik bashkë me një orientim praktik biznesor. Studentët fitojnë njohuri nga ligjeratat dhe të lexuarit e tyre dhe nga përvoja që ata e fitojnë nga ky program.

Lidhja në mes të teorisë dhe praktikës dhe aplikimit i ndjek studentët gjatë këtij programi.

Përfshirja e perspektivave psikologjike iu lejon studentëve të fitojnë shkathtësi bazë në mardhëniet njerëzore individuale dhe shëndetin organizacional, në performancë dhe produktivitet. Ky program do t'I përgatisë studentët për punë menagjeriale në industri dhe në fusha ku psikologjia duhet të jetë prioritet si  në marketing, rekrutim, reklamim, trajnime në burime njerëzore dhe në sektorin publik.

Të diplomuarit do të sjellin një vlerë shtesë për cilëndo organizatë sepse ata do t'i shërbejnë nevojave të tregut. Të diplomuarit do të posedojnë jo vetëm një background të menaxhmentit dhe shkathtësitë njerëzore që kërkohen për të pasur sukses në rrugën e tyre drejt karrierës së tyre të zgjedhur, me një sy të mprehtë për detajet dhe të menduarit e bazuar në fakte, por gjithashtu do të jenë në gjendje të kontribuojnë në faktorët njerzorë dhe pjesën e burimeve njerzore të biznesit dhe industrisë.

KURRIKULUMI

Programi Psikologji aplikative dhe studimet menaxheriale përfshinë 180 kredite për 3 vite studimore nga ato të fushës së psikologjisë aplikative në kontekstitn industrial, organizativ dhe biznesor. Totali prej 180 ECTS krediteve iu mundëson studentëve të fitojnë titullin Bachelor në Psikologjinë Aplikative ndhe Studimet Menaxheriale. 

Ky program iu lejon studentëve të fitojnë njohuri mbi teorinë dhe praktikën e përgjithshme të këtyre fushave.

 Në të njejtën kohë ky program iu ofron njohuri shtesë studentëve në fusha specifike me interes dhe që korrespondojnë më Psikologjinë aplikative dhe studimet menaxheriale.

PUNA PRAKTIKE

Çelësi i Psikologjisë aplikative dhe studimeve menaxheriale bazohet kryesisht në punë praktike grupore dhe individuale dhe seminare. Kjo përvojë mund të përdoret në industrinë e marketingut, rekrutimit, trajnimit, kshillimit, reklamimit, burimeve njerzore dhe sektorin publik.

Disa nga kurset do të jenë në formë të workshopeve intensive me staf ndërkombëtar, duke iu bashkëngjitur studime të vazhdueshme dhe ligjerues visitor. Stafi me njohuri të kësaj fushe do të inkorporohet në këtë program studimor bashkë më profesorët akademik.

QËLLIMET E PROGRAMIT

Ne jmi fokusuar në Psikologji aplikative dhe studime menaxheriale sepse është e kërkuar shumë në nevojat e tregut të punës. Kosova ka një nevojë të madhe për psikologë të të gjitha specializimeve dhe në këtë kontekst edhe në këtë fushtë të studimit gjithashtu. Ky program BA në nivel kolegji do t'i përmbushte nevojat e tanishme për të tashmen dhe të ardhmen. Të diplomuarit mund të hyjnë në një lloj-llojshmëri të gjerë të karrierës dhe pozita të ndryshme duke përfshirë punë menaxheriale në industri, marketing, reklamim, trajnim, rekrutim, punë sociale, të punuarit me personel, burime njerzore dhe kshillim. Nërmarrësia do të inkurajohet dhe shpërblehet.

Gjatë semestrit të gjashtë, studentët do të kryejnë intershipin, preferohet jashtë vendit, i përcjellur me lëndë sipas planit mësimor

Viti i parë, si zakonisht, bazohet në tema hyrëse dhe në shkathtësi shumë bazike.

Puna praktike gjatë vitit të parë do të jetë kryesisht vrojtuese, me disa intervenime të vogla të kujdesshme shtuar shkathtësive fillestare të ushtrimeve. Viti i dytë karakterizohet me intervenim të kufizuar me theks në shkathtësitë elementare në egronominë e menaxhmentit, proceset grupore, strategjitë e përzgjedhjes, rregullat e EU që janë të lidhura me punën dhe psikologjinë, etj. Viti I tretë do të inkorporojë teknika më të avancuara të intervenimit dhe vlerësimit dhe do të arrij kulmin në një intership të mbikqyrur semestral. Studentët e avancuar në gjuhën angleze ose në ndonjë gjuhë tjetër të EU do të vendosen në organizata jashtë vendit ose në organizata internacionale në Kosovë. Zotësia në gjuhët e EU do të jetë një preferencë e caktuar në procesin e përzgjedhjes së studentëve për këtë aspekt.