Përkujdesje dhe mirëqenie sociale

Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale - Bachelor

Programi Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale – Bachelor e përmbushë misionin e institucionit tonë duke pasur si bazë ofrimin e programeve të kualitetit të lartë dhe ngritjes profesionalë të studentëve për një karrierë të sukseshme.
Për më tepër, ky program do të  mbështetet e funkcionojë sipas  parimeve udhëheqëse, të vlefshme edhe për programet tjera studimore të Kolegjit.
Studentët do të aftësohen në:
• Fushat e interdisciplinare teorike e praktike të studimeve në përkujdesje dhe mirëqenie  sociale  
• Zhvillimin e koncepteve relevante për studime në përkujdesje dhe mirëqenie  sociale
• Formimi i shprehive të nevojshme për identifikim, intervenimin dhe kurimin  e sanimin e dukurive në fushat  e përkujdesjes dhe mirëqenies  sociale
• Zhvillimi i zotësive të  nevojshme  për trajtimin profesional të subjekteve me nevoja të ndryshme nga puna e përkujdesjes dhe mirëqenies  sociale me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të mëtutjeshëm  dhe të kurimit të rasteve specifike;
• Intervenimet me qëllim të reduktimit të sjelljeve devijante sociale e edukative me karakter asocial dhe joedukatv.
• Formimin e kulturës së komunikimit profesional dhe zhvillimin e të menduarit kritik e të argumentuar për ballafaqimin me klientelë;
• Formimin e aftësisë për orientim të drejtë brenda realitetit ekzistues në rrafshin social, politik, kulturor, arsimor etj. dhe të përkushtimit për zbatimin e etikës  profesionale të punonjësit e përkujdesjes dhe mirëqenies  sociale.
• Studentët të jenë të zotët për përkujdesje dhe mirëqenie  sociale me fëmijë, të rinj e persona të rritur me sjellje socio-emocionale të çrregulluara;
• Studentët të jenë të zotët për punë në risocializimin dhe parandalimin e sjelljeve devijante te të rinjt dhe perosna të moshave tjera jetësore.
• Formimi i personalitetit të shëndosh të punonjësit për përkudesje dhe mirëqenie sociale.
Krahas qëllimeve të mësipërme, studentët e këtij drejtimi aftësohen edhe për  vazhdimin e studimeve në nivel MA për fushën e njëjtë apo fusha të përafërta në kuadër të shkencave humane dhe sociale.