Arkitekturë

Kolegji Dardania ofron programin e vetëm studimor të akredituar në Kosovë, BA Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Klikoni këtu për t'a lexuar vendimin.

Programi studimor i Arkitekturës në Kolegjin Dardania është në përputhje me Direktivën e Bashkësisë Evropiane për njohjen e kualifikimeve profesionale, zgjatë gjashtë semestra dhe është i barasvlershëm me 180 ECTS.

Sipas raportit vlerësues të ekspertëve ndërkombëtar, ky program studimor është në përputhje të plotë me 11 kriteret e Direktivës 2005/39/EC të Komisionit Evropian për njohjen e kualifikimeve profesionale në Arkitekturë. Klikoni këtu për t'a lexuar raportin.

Direktiva 2005/39/EC e Komisionit Evropian, ka për synim që të përcaktojë kriteret bazë për zhvillimin e arsimit universitar në Arkitekturë përbrenda Bashkimit Evropian.  Pasi që programi studimor i Arkitekturës është në përputhje të plotë me këtë Direktivë, diploma e studentëve të Arkitekturës nga Kolegji Dardania pranohet për punësim apo studime të mëtejshme në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

REZULTATET E MËSIMDHËNIES

Mësimdhënia zhvillohet nga profesorë me përvojë vendore dhe ndërkombëtare. Procesi mësimor zhvillohet përmes qasjes së integruar duke ndërthurur teorinë dhe praktikën bashkëkohore, përmes shembujve studimor me ndikim të madh në zhvillimin e dizajnit arkitektural dhe urban.

Aftësimi i studentëve bazohet në shtyllat vijuese të mësimdhënies:

•  Projektim;

•  Prezantim;

•  Normat dhe standardet;

•  Teori;

•  Teknologji të ndërtimit; dhe

•  Legjislacion.

REZULTATET E MËSIMNXËNIES

Të diplomuarit në BA Arkitekturë dhe Planifikim Urban do të demonstrojnë njohuri koherente dhe kompetencë në:

•  Përgatitjen e projekteve duke u bazuar në analiza dhe hulumtime të mjedisit rrethues, buxhetit, detyrës projektuese, nevojave të klientëve dhe të shfrytëzuesve.

•  Përpilimin e projekte-propozimeve të dalluara për konkurse vendore dhe ndërkombëtare të projektimit.

•  Njohuri të parimeve, teorive dhe zhvillimeve bashkëkohore të dizajnit  arkitektural dhe urban.

•  Dijeni të metodologjisë së planifikimit, projektimit dhe të ndërtimit.

•  Njohuri të ndikimeve shoqërore dhe mjedisore të dizajnit arkitektural dhe urban në zhvillimin e qyteteve dhe më gjerë.

•  Përgatitjen e prezantimin vizual, verbal dhe të shkruar të projekteve përmes vizatimeve, grafikeve dhe maketeve digjitale të krijuara në aplikacione të ndryshme kompjuterike.

•  Njohuri të legjislacionit, kodit etik, punës në praktikë dhe standardeve vendore dhe ndërkombëtare për siguri dhe ruajtje të shëndetit gjatë projektimit dhe ndërtimit.

Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, të diplomuarit në programin studimor Arkitekturë dhe Planifikim Urban do të kenë mundësi të punësohen në ndërmarrje të ndryshme private të projektimit arkitektural dhe/apo urban, ndërtimit apo institucionet publike të nivelit qendror dhe në veçanti të atij lokal.

Po ashtu studentët e diplomuar në BA Arkitekturë dhe Planifikim Urban mund të punësohen si projektues apo konsulentë në projektet ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimit urban dhe atë të ndërtimit sikurse edhe në ndërmarrje të ndryshme private të arkitektural dhe/apo urban dhe ato të ndërtimit në Kosovë apo në shtetet anëtare të BE-së.