Menaxhment dhe informatikë

Programi i studimeve trevjeçare (Bachelor of Science) në Menaxhment dhe Informatikë bashkon më të mirën e qarqeve të menaxhimit të biznesit dhe informatikës gjegjësishtë  perspektivat teknologjike, duke i dhënë impulse gjithëpërfshirëse rritjeve bashkëkohore të industrisë, ekonomisë  dhe njëkohësisht i përgatit studentët për pozitat e liderve në organizata gjithandej nëpër botë. Këtë e imponon  tregu i aftësive e cila tashmë është duke kaluar nëpër një ekspansion rapid, njësoj si edhe shoqëria dhe ekonomia e këtij vendi, që po ecin drejt standardeve të Unionit Europian dhe globalizmit në përgjithësi.

Struktura e programit trevjecar ngërthen studime, të cilat për nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Këto studime pritet që të gjenerojnë rezultate të larta profesionale të përshtatura me nevojat e tregut të punës, njëkohësisht duke shërbyer si bazë e shëndoshë për studimet e mëtutjeshme në nivel pasunivresitar. Programi studimor (kurrikulumi), Menaxhment dhe Informatikë e biznesit është dizajnuar të adresojë nevoja specifike dhe trende të tregut që I përmbushin nevojat e tashme dhe të ardhshme të tregut të punës në fusha të caktuara të zhvillimit korporativ në fushën e menaxhmentit dhe drejtimit të sistemeve informative dhe zhvillimnit të tyre.

Ky program i pajisë studentet me pergatitje të gjerë për karriera të ndryshme në menaxhment në industri, biznes dhe informatikë.  Ky program gjithashtu reflekton rritjen gjithnjë e më të madhe te rendesise qe menaxhimi i informatave dhe teknologjia informative kane ne karrieren menaxheriale.  Programi zhvillon njohuri te gjera te proceseve dhe stileve te menaxhmentit dhe kontekstin e vendimeve te biznesit, qe do te pergatise te diplomuarit per punesim ne linja te menaxhmentit, si specialist te funksioneve apo administrim te pergjithshem ne sektorin privat apo publik. 

Sajueshmëria e kurrikulumit ka për qëllim që të bëjë një kombinim të balancuar të njohurive themelore dhe shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë dhe dytë është i rëndësishëm për studentët, ngase bashkon të gjithë spektrin e lëndëve interdisiplinare me implementimin praktik të të dy  fushave, menaxhmentit biznesit dhe informatikës. Kjo, do të jetë në dobi të theksuar për forimimin e tyre profesional.

Nje veçori tjetër  dalluese e ketij programi eshte qe ne dy vitet e para studentet do te njoftohen me mjedisin ligjor, financiar, ekonomik dhe organizativ brenda te cilit menaxheret dhe organizatat duhet te operojne.  Ky program u ndihmon studenteve tane qe te zhvillojne aftesi komunikuese me shkrim dhe verbale, si dhe u ofron atyre mundesi te rrisin aftesit te tyre per te punuar ne grup dhe për të zhfrytëzuar informatata dhe sistemet informative në menaxhimin e bizneseve.

Veçoria e dyte dalluese e ketij programi eshte rendesia qe i jipet rolit te teknologjise informative dhe qasjeve kuantitative ne menaxhmentin modern.  Ky program u ndihmon studenteve te zhvillojne aftesite bazike ne informatike, gje qe do t'u mundesoj atyre te vleresojne rolin dominant te sistemeve te informatave ne organizate.  Ky program gjithashtu I inkurajon ata qe te zhvillojne aftesit e tyre analitike dhe ne zgjidhjen e problemeve, ne menyre qe te mund te ballafaqohen me marrjen e vendimeve komplekse.

Kolegji momentalisht ka një infrastrukturë të jashtëzakonshme të TI për realizimin e planprogramit (kurrikulës) në drejtimin e menaxhmetit dhe Informatikës së biznesit me laboratorë kompjuterik, qasje në internet dhe mundësi për mësim në distancë (distance learning), si dhe një bibliotekë me on-line resurse dhe me mundësi qasjeje kërkimore.

  1. REZULTATET E NXËNIES


Te diplomuarit ne Menaxhment dhe Informatike do te jene ne gjendje te:

  • Paraqesin njohuri te fushave funksionale te menaxhmentit, ekonomise, marketingut, teknologjise informative, resurseve humane dhe financave
  • Paraqesin njohuri te mjedisit ligjor dhe shoqeror te biznesit
  • Paraqesin njohuri te mjedisit global te biznesit
  • Tregojne aftesi per te aplikuar njohurit e koncepteve te biznesit dhe funksioneve me menyre te integruar
  • Kuptojne problemet e menaxhmentit nga pikepamja e pergjithshme
  • Programi, gjithashtu krahas menaxhmentit përfshin edhe ngritjen e aftësive të studentëve në zhvillimin e portalëve, teknologjive multimediale dhe projekteve, aplikacioneve TI për biznese të reja, bazat e të dhënave, rrjetet e vlerave, e-commerce,  marketingun interaktiv, menaxhimin e marrëdhënieve me konsumatorët (CRM), onvergjizimin e  biznesit dhe biznesin virtual, financat korporative dhe kontabiliteti.
  • Programi i studimeve deri në diplomim i menaxhmentit dhe informatikës së biznesit ju ofron studentëve njohuri dhe dituri të thelluara nga fusha e biznesit dhe shkencave kompjuterike, njëkohësisht i orienton ata në fusha të caktuara, të cilat do të jenë të specializuara në ciklin e dytë të studimeve. Gjatë kohës së programit trevjecar të studimeve, studentëve ju janë krijuar mundësi për punë prakike (internship), me cka do të aftësohen që t'i zbatojnë njohuritë dhe shkathëtsitë e tyre në fushën e Informatikës së biznesit.
  1. LISTA E PROFESIONEVE QË LIDHET ME TË DIPLOMUARIT NË MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

Diploma ne Menaxhment dhe Informatikë u ofron studenteve tane nje baze te gjere te aftesive per cdo kariere ne menaxhment te industries, biznesit dhe sherbimeve publike.