Banka, financa dhe kontabilitet

Ky program ka për qëllim të përgatisë  të diplomuarit për karrierë në sektorin bankar dhe të shërbimeve financiare - jo vetëm në funksionet bazike bankare apo degë të bankës, por gjithashtu edhe në funksionet qendërore siç janë marketingu, shërbimet bankare për korporata dhe në pjesë tjera të sektorit financiar. 

Natyra multidisciplinare e programit gjithashtu ju ofron të diplomuarve bazë solide për karrierë në kontabilitet ose menaxhment në përgjithësi.  Diploma dallohet për kombinimin e tri elementeve të ekonomisë dhe teorisë bankare, teorisë financiare dhe edukimit në kontabilitet dhe çmohet shumë në sektorin bankar dhe të shërbimeve financiare.

Ky program ofron  njohuri të gjërë të koncepteve financiare, menaxheriale, ligjore dhe ekonomike dhe ju mundëson studentëve të fitojnë njohuri të praktikave aktuale dhe problemeve të përfshira në funksionet ditore të bankave bashkëkohore, financa dhe menaxhment në përgjithësi.  Programi është i dizajnuar për studentët që vijnë nga drejtime të ndryshme pa pasur nevoje të kenë trajnim paraprak në ekonomi ose kontabilitet.

  1. REZULTATET E NXËNIES 

Te diplomuarit në Banka, Financa dhe Kontabilitet do të jenë në gjendje të: 

  • Identifikojnë çështjet dhe problemet në kontekst të kontabilitetit
  • Aplikojnë parimet e kontabilitetit për të zgjidhur problemet
  • Aplikojnë konceptet, teoritë, dhe teknikat kuantitative që përdorën në financa të korporatave dhe investimeve
  • Demonstrojnë njohuri të proceseve bankare
  • Kuptojnë procesin e kredisë duke përfshirë kërkesat dhe kalkulimet e interesit për kredi komerciale dhe konsumuese
  • Zgjidh probleme financiare praktike, duke përfshirë edhe ato komplekse siç janë vlerësimi dhe analizat e kredisë.
  1. LISTA E PROFESIONEVE QË LIDHET ME TË DIPLOMUARIT NË BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET

Sektori Bankar,  Kontabilitet Publik, Kontabilitet të Korporatave, Institucionet Financiare, Organizata Jo-Profitabile etj.