Administrim biznesi/menaxhment

Diploma Bachelor në programin administrim biznesi ofron njohuri të përgjithshme lidhur me çështjet kyqe të misionit të kompanisë. Kjo nënkupton se studentët do të pajisen me njohuri bazike të administrimit të bizneseve, si dhe përmes kurseve do të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike.

Njohuritë bazike mbulojnë lëndët në Menaxhim të operacioneve/logjistike, Shitje dhe Marketing dhe funksionet mbështetëse të prezentuara siç janë: Organizata, Menaxhimi i Resurseve Humane, Financa dhe Kontabilitet, dhe Menaxhment të Përgjithshëm.

Përveç këtyre lëndëve që ofrojnë njohuri të përgjithshme, mësohen edhe lëndët për aftësi ndihmëse siç janë: Ekonomia (mikro dhe makro), Metodat kuantitative (matematika dhe statistika); dhe Teknologji Informative. Lëndë shtesë për zhvillimin e kompetencave në organizimin personal dhe aftësi komunikimi janë: lëndët në prezentim/komunikim/pune ekipore (të ndara ose integruara në lëndë tjera).

Në fund të ciklit të parë, aftësit sistematike dëshmohen me temën e diplomes, punën praktike ose aktivitetet që dëshmojnë aftësitë për të zgjidhur problemet në fusha të ndryshme biznesi.

REZULTATET E NXËNIES

Të diplomuarit në Administrim Biznesi do të jenë në gjendje të:

  • Përdorin dhe vlerësojnë mjete për analizimin e kompanisë në mjedise të saj
  • Njohin kërcënimet dhe mundësitë me të cilat përballet organizata në mjedise vazhdimisht të ndryshueshëm dhe global.
  • Kuptojnë konceptet e biznesit në lidhje me diversitetin e fuqisë punëtore dhe klientëve si dhe influencën e tyre në biznes.
  • Vlerësojnë kualitetin e të dhënave kuantitative dhe kualitativePunojnë në fushë specifike të kompanisë, dhe të jenë specialist deri në një masë
  • Argumentojnë parimet që duhet të përdoren në gjetjën e zgjidhjes për problemin kryesisht në nivel operacional dhe taktik
  • Përgatit marrjen e vendimit kryesisht ne nivelet operacionale dhe taktike 

LISTA E PROFESIONEVE QË LIDHET ME TË DIPLOMUARIT NË ADMINISTRIM BIZNESI

Kryesisht të diplomuarit në ciklin e parë mund të mbajnë pozita në menaxhim të operacioneve/logjistike, shitje dhe marketing, menaxhim të resurseve humane, financa dhe kontabilitet, në teknologji informative funksione të ndryshme të analisteve të llojeve të specializuara, zakonisht në nivel të fillestareve.