Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm

Kolegji Dardania, në kuadër të veprimtarisë së vet, ndër të tjera në vitin 2009 fitoi Projektin TEMPUS nr: 159143-TEMPUS-HU-TEMPUS-JPCR, me titull: "Using local resources for micro regional development-sustainable agribusiness and tourism in the southern Balkans". Ky projekt është fituar në partneritet me 14 institucione evropiane të Arsimit të Lartë, ku koordinator i projektit është Universiteti i Szegedit - Hungari.

Përparësi e këtij projekti është edhe fakti që do të ketë shkëmbim të stafit dhe studentëve gjë e cila do të ndihmojë jo vetëm Kolegjin Dardania, por tërë Kosovën.

Në kuadër të implementimit të këtij projekti, stafi i Kolegjit Dardania ka përfituar shumë nga trajnimet, seminaret, ligjërarat e mbajtura  nga profesorët me eminent të fushave përkatëse, gjithashtu ky bashkëpunim ka kontribuar dhe ndihmuar në hartimin e kurikualve mësimore: Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm; Agrobiznes.

OBJEKTIVAT MËSIMORE TË PROGRAMIT

1. Zhvillimi i ndërmarrësis në sferën e turizmit nëprëmjet pëdorimit të burimeve lokale të tokës dhe forcën e fuqisë punëtore.

2. Zhvillimi i vetëdijes për mjedisis dhe krijimin e zhvillimit të qëndrueshëm nëprëmjet zhvillimit të turizmit

3. Trajnimi i stafit profesional në fushën e turizmit

4. Ulja e papunësisë duke promovuar aktivitetet

5.Zhvillimi i MSP  me aktivitete të turzimit dhe ballafaqimin e suksesshëm me konkurrencën dhe përshtatja me rregullativat e Kolegji "Dardania" për mbrojtjen e konsumatorëve.

REZULTATET NGA MËSIMI

Mësimi ju mundëson studentëve ti zhvillojnë dhe ti prezentojnë njohuritë, cilësitë dhe karakteristikat e tjera në sferat  poshtëpërmendura:

NJOHURITË E FITUARA

А. Njohuritë e fituara dhe njohuritë nga:

Fusha e turizmit të qëndrueshëm

Trajnimin dhe menaxhimin e kompetencës dhe shfrytëzimin maksimal të resurseve për fitimin e njohurive të reja

Planifikimin dhe zbatimin e politikave të reja në fushën e biznesit dhe turizmit të cilat janë të rëndësishme për shtetin dhe mbarë shoqërinë

Përgaditja për angazhim aktiv në drejtimin e projekteve kërkimore

Programi interdisiplinor ju ofron studentëve njohuri të gjëra ne fushën e biznesit dhe turizmit dhe ndikimin e tyre në shoqërinë globale. Fokusi është i vendosur nga turizmi, sjelljen e subjekteve biznesore, shkathtësitë dhe operacionet.

Programi është i drejtuar drejt zbatimit praktik në praktikat e lartëpëmnedura, teknikat dhe konceptet.

LIGJËRATAT/MËSIMDHËNIA

Metodat themelore të mësimdhënies janë: Leksione tradicionale dhe interaktive, seminare të udhëhequra nga tutor dhe ekspert profesional; hulumtim i pavarur; punë praktike në ndërmarrje, folës të ftuar  - përfaqësues të ekipeve menaxheriale në firmat më të mëdhaja në vend.

VLERËSIMI

Në korniza të programit studimor të lëndëve, vlerësimi realizohet përmes komponenteve të poshtëpërmendura:

Pjesëmarrja në ligjerata;
konsultime;
punime seminarike;
provim përfundimtar;
puna në terren;
projekte të realizuara dhe të tjera

 

STRUKTURA E PROGRAMEVE STUDIMORE, KUSHTET E STUDIMIT, NIVELET, MODULET, KREDITË

Mësimdhënia ofrohet në bazë të studimeve të rregullta. Programet studimore janë me jetëgjatësi 3 vjçare ( 6 semestra ) përkatësisht 180 ECST kredi .

Studentët ndjekin mësimin nga lëndë obligative dhe zgjedhore. Lëndët përfshijnë kredi cilat korespondojnë me 25 -30 orë të kohëzgjatjes së ligjeratave.

Çdo vit duhet të meren 60 kredi të cilat duhet të korrespondojnë me përafërsisht 1500 orë gjatë vitit. Lëndët ndahen në njësi semestrale.

Studentët duhet t'i mbarojnë të gjitha lëndët sipas progrmeve studimore të zhvilluara të cilat janë të detyrueshme. Pjesëmarrja në ligjerata është e domosdosme dhe paraqet kusht primar për të kaluar lëndën me sukses.

Secila lëndë duhet të përfundohet duke i përmbushur kërkesat të cilat përcaktohen nga programi i lëndës. Në semestrin e fundit, semestër të gjashtë, studentët do të fitojnë njohuri praktike  dhe shkathtësi përmes punës praktike e cila ëshët edhe kusht për diplomim në studimet deridiplomike.

Studimet deridiplomike janë të konstrukturuara në 6 semestra.