Agrobiznes

OBJEKTIVAT MËSIMORE TË PROGRAMIT

    • Zhvillimi i ndërmarrësisë në fushën e Agrobiznesit nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve lokale të tokës dhe të punës së njeriut.
    • Ngritja e vetëdijes për mjedisin dhe krijimi i një zhvillimi të qëndrueshëm me ndihmën e zhvillimit të bujqësisë
    • Trajnimi profesional i stafit në fushën e Agrobiznesit
    • Ulja e papunësisë duke promovuar aktivitete
    • Zhvillimi i NVM me aktivitete bujqësore dhe udhëheqja e suksesshme me konkurrencën  si dhe përshtatja me rregulloren e BE-së për mbrojtje të konsumatorëve.

REZULTATET MËSIMORE

Mësimdhënia u mundëson studentëve zhvillimin dhe prezentimin e njohurive, cilësive dhe karakteristikave tjera ne sferat e poshtëshënuara:

Njohuritë e fituara

Njohuritë e fituara dhe vëzhgim nga:

    • Fusha e agrobiznesit të qëndrueshëm
    • Trajnimi për menaxhim dhe shfrytëzim maksimal të resurseve për fitimin e njohurive të reja.
    • Planifikimi dhe zbatimi i politikave  të reja nga fusha e Agroboznesit të cilat janë të rëndësishme   për shtetin dhe shoqërinë.
    • Përgatitje për angazhim aktiv në projektet kërkimore shkencore.
    • Programi ndërdisciplinor u mundëson studentëve zgjerimin e njohurive në fushën e agrobiznesit dhe ndikimin e tij në shoqërinë globale. Fokusi është në agrobiznes, sjelljen e subjekteve biznesore, aftësive, operacioneve.
    • Programi është i drejtuar drejtë zbatimit praktik të teknikave, koncepteve të lartëpërmendura.


LIGJËRATAT/MËSIMDHËNIA

Metodat themelore të mësimdhënies janë:

Leksionet tradicionale dhe interaktive; seminare të udhëhequra nga ekspert profesional; hulumitme të pavarura; puna praktike në ndërmarrje; ligjeruesit mysafir-përfaqesues nga ekipet menaxheriale dhe ndërmarrjeve të mëdha në vend.


VLERËSIMI

Në suaza të programit mësimor vlerësimi realizohet nëpërmjet këtyre komponentëve:

    • Pjesëmarrja në ligjerata;
    • konsultime;
    • punime seminarike;
    • provimi përfundimtar;
    • puna në teren;
    • projektet e realizuara; etj.

STRUKTURA E PROGRAMEVE STUDIMORE, KUSHTET E STUDIMIT, NIVELET, MODULET, KREDITË

Mësimdhënia ofrohet në bazë të studimeve të rregullta. Programet studimore janë me jetëgjatësi 3 vjçare ( 6 semestra ) përkatësisht 180 ECST kredi .

Studentët ndjekin mësimin nga lëndë obligative dhe zgjedhore. Lëndët përfshijnë kredi cilat korespondojnë me 25 -30 orë të kohëzgjatjes së ligjeratave.

Çdo vit duhet të meren 60 kredi të cilat duhet të korrespondojnë me përafërsisht 1500 orë gjatë vitit. Lëndët ndahen në njësi semestrale.

Studentët duhet t'i mbarojnë të gjitha lëndët sipas progrmeve studimore të zhvilluara të cilat janë të detyrueshme. Pjesëmarrja në ligjerata është e domosdosme dhe paraqet kusht primar për të kaluar lëndën me sukses.

Secila lëndë duhet të përfundohet duke i përmbushur kërkesat të cilat përcaktohen nga programi i lëndës. Në semestrin e fundit, semestër të gjashtë, studentët do të fitojnë njohuri praktike  dhe shkathtësi përmes punës praktike e cila ëshët edhe kusht për diplomim në studimet deridiplomike.

Studimet deridiplomike janë të konstrukturuara në 6 semestra.