Alumni Kolegji DARDANIA

  • DARDANIA Alumni

Alumni Kolegji DARDANIA

Kolegji Dardania përkujdeset që bashkëpunimin me studentët t'a vazhdojë edhe pas diplomimit të tyre, ekipi ynë profesional gjatë gjithë kohës ju ndihmon në identifikimin, planifikimin dhe arritjen e karrierës së preferuar profesionale.

Kolegji Dardania cilësohet si një ndër institucionet më të njohura në vend i cili ndihmon studnetët e vet në gjetjen e intershipeve dhe punësimit gjatë kohës së studimeve dhe pas diplomimit, jo vetëm brenda vendit por edhe në botën e jashtme, si punësime sezonale, vazhdim të karrierës profesionale etj.

Kolegji Dardania njihet për cilësinë e studimeve e për suksesin e të diplomuarve në tregun e punës. Mund të mburremi me numrin e studentëve tonë të diplomuar të cilët sot janë të punësuar si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, e disa prej tyre edhe në pozita udhëheqëse.

Faqja Alumni është krijuar si një vegëlz e cila do të lehtësojë mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme në mes të Kolegjit Dardania dhe studentëve të diplomuar por të krijoj edhe rrjetin social të të diplomuarve në mes tyre, si organizimin e eventeve të ndryshme, pjesëmarrjën në aktivitete të ndryshme të organizaura si nga Kolegji Dardania ashtu edhe nga vet studentët e diplomuar Alumni.