Aktivitetet

Informohu rreth aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Kolegji DARDANIA

Vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Një grup studentësh të programit të Shkencave Politike dhe Administrimit Publik të Kolegjit DARDANIA, sot kanë vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Studentët u informuan rreth punës së organit legjislativ të Kosovës, për punën e deputetëve në seanca plenare, ligjet në procedurë, ligjet e miratuara dhe ato të amandamentuara, aktivitetet e kryetarit të Kuvendit të Republikë së Kosovës, të Kryesisë dhe të komisioneve.

Varësisht nga funksionet, studentët vizituan sallat/zyrat përkatëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës.