Aktivitetet

Informohu rreth aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Kolegji DARDANIA

Vizita e maturantëve nga Komuna e Gjilanit

Shumë maturantë nga Komuna të ndryshme të Kosovës janë duke vizituar Kolegjin Dardania për t’u njohur më mirë me mundësitë e programeve studimore dhe infrastrukturën moderne të Kolegjit Dardania.

Këtë javë ishte kënaqësi të mirëpresim maturantët e shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit dhe ekskluzivisht për ta organizuam një ligjëratë me temën “Udhëzimi në Karrierë” nga Arta Koka Grubi, ku maturantët patën mundësi të mësojnë dhe reflektojnë për vendimet dhe planfikimin e karrierës së tyre.

Kolegji Dardania ju falënderon që na zgjodhët për t’ju informuar më shumë rreth mundësivë të cilat I ofrojmë dhe ju urojmë suksese në vazhdim!

#KolegjiDardania #DardaniaCollege #YouCantFakeKnowledge