Aktivitetet

Informohu rreth aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga Kolegji DARDANIA

Grupi i parë i studentëve përfunduan me sukses punën praktike në "Labyrinth"

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Labyrinth dhe Kolegjit Dardania, përfunduan me sukses punën praktike grupi i parë i studentëve nga programet "Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale" dhe "Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale". 

Studentët e përzgjedhur patën mundësi që përmes punës praktike të njihen më mirë me strukturën organizative dhe programet që ofrohen nga Qendra Labyrinth. Përvec kësaj, gjatë javëve në vazhdim, studentët do fillojnë të mbajnë sesione informuese me studentët tjerë të Kolegjit Dardania, për t'i bartur tek ata njohuritë e fituara gjatë punës praktike. 

Kolegji Dardania falënderon Qendrën Labyrinth për bashkëpunim dhe jemi në proces për grupin e dytë të studentëve për të ndjekur punën prkatike dhe për bashkëpunime të tjera!