Vleresimi i Studenteve

Studentët e Kolegjit Dardania gjatë gjithë kohës së studimeve janë nën “vëzhgimin” vlerësues. Kështu që, pos pjesëmarrjes së rregullt dhe angazhimit permanent në ligjërata dhe ushtrime, studenti në mënyrë të vazhdueshme është subjekt i ndërtimit të notës së vetë përmes kolokiumeve,detyrave, detyrave

Detyrave praktike,punimeve hulumtuese, seminareve, eseut dhe sjelljes së përgjithshme akademike. Vlerësimi i stduentëve bëhet përmes dy provimeve semestrale dhe punës praktike, sipas procedurës :

Provimi intermediar – i ndërmjemë 20 pikë 
Veprimtaritë ne kontinuitet të studentit 30 pikë 
Vijueshmëria e rregulltë dhe kryerja e detyrave 5 pikë 
Provimi përfundimtar 45 pikë 

Provimi intermediar – organizohet për përmbajtjet teorike të mësimit, mbahet me shkrim. Afati caktohet në marrëveshje me vijues në fund të javës së gjashtë nga fillimi i ligjëratave.

Veprimatritë në kontinuitet të studentit – përfshijnë seminaret, kollokuiumet, projektet e ndryshme, hulumtimet dhe prezentimet e rezultateve të tyre, etj. Pos kësaj, edhe vlerësimi pozitiv i detyrave në praktikë është kusht për fitimin e pikëve të parapara.

Angazhimi i studentëve dhe vijueshmëria- vijuesit përcillen në vazhdimësi për pjesëmarrjen fizike në orët e ligjëratave, të ushtrimeve, në punën praktike etj. 
Vijimi i rregullt dhe shkalla e angazhimit është kusht për fitimin e pikëve nga kjo fushë. Përcjellja bëhet nga mësimdhënësi- bashkëpunëtori dhe mentori, i cili mundësohet përmes protokollit përkatës.

Provimi përfundimtar -organizohet pas përfundimit të semestrit dhe shërben për vlerësimin e përmbajtjeve teorike dhe praktike. Respektohen pikët e fituara nga komponentët e mësipërme dhe të akumuluara, krahasohen me shkallën numerike për të përcaktuar arritjet e studentit dhe për t’i shprehur ato numerikisht në protokollin e vlerësimit. Data e provimit caktohet nga sekretaria e degëve përkatëse.

Formularët e vlerësimit të studentëve për mësimdhënësit e tyre janë edhe një provë tjetër për cilësinë e punës sonë. Ato paraqesin marrëdhëniet e mira dhe interaktive midis mësimdhënësve dhe studentëve të këtij Kolegji. Puna në grupe të vogla, puna e përbashkët në aktivitetet e detyrueshme dhe zgjedhore, bashkëpunimi i ngushtë në procesin e mësimdhënies, etj., kanë mundësuar një vlerësim të drejtë të mësimdhënësve nga studentët e tyre. 

Kolegjii i merr me seriozitetin më të plotë këto vlerësime si dhe masat konkrete të marra në bazë të këtyre vlerësimeve kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies nga ana e mësimdhënësve dhe të mësimnxënies nga ana e studentëve në Kolegjit “Dardania”.