Zyra për qështje studentore

Zyra për Çështje Studentore kryen shërbime të ndryshme për studentët ekzistues si dhe aplikantët të cilët janë të interesuar të bëhen pjesë e Kolegjit DARDANIA.

Kjo zyre kryen funksionin e kontaktimit të studentëve që informatat e nevojshme për jetën studentore ti posedojnë sa më shpejtë dhe më me fleksibilitet, gjithashtu edhe studentët të kenë mundësi për të komunikuar lirshëm idetë dhe sygjerimet e tyre: të gjitha këto ndihmojnë në sendërtimin e motos “STUDENTI NË QENDËR”.

Siq e cekëm edhe më lartë kjo zyrë është përkujdesur për afirmimin profesional të studentëve, ku në bazë të identifikimit të prirjeve të tyre, janë këshilluar edhe për zgjedhjën e moduleve, si dhe orientimin në fushat përkatëse për mbajtjen e praktikës relevante me drejtimin e tyre të zgjedhur.