Hulumtimet

Instituti për Studime Bashkëkohore i cili funksionon në kuadër të Kolegjit DARDANIA në vazhdimësi ka organizuar dhe në kontinuitet organizon hulumtime dhe trajnime.

Puna e këtij Instituti është e lidhur ngusht me veprimtarinë e Kolegjit DARDANIA në përgjithësi. 
Qysh në vitin e parë të funksionimit ky Institut ka organizuar debate, diskutime, tryeza të rrumbullakëta, cikël ligjëratash me personalitete dhe figurat më të njohura si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, trajnime për mësimdhënës, hulumtime të ndyshme, etj.

Aktivitetet e këtij Instituti  fillojnë qysh në vitin 2005, përkatësisht më 29.04.2005 organizohet diskutimi i parë shkencor me temën  “E ardhmja e Kosovës – aspektet ekonomike, politike e juridike”. Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin profesorët e të gjitha lëmive të cilët pas përfundimit u ndanë shumë të kënaqur me përfundimet e dala nga ky diskutim.
Një vitë më vonë aktivitetet e këtij instituti u begatuan edhe me një diskutim të rradhës në të cilin u shtjelluan tema nga aspekte të ndryshme. Grupi punues për këtë debat shkencor ishte në përbërje të Akademik Esat Stavileci, Prof.Dr. Haki Demolli, Prof.Dr. Isa Mustafa, Prof.Dr. Enver Hasani të cilët pas  mbylljes miratuan edhe përfundimet e dala nga ky debat. E një rëndësie të veqantë është se të gjitha rekomandimet e dala nga ky institut iu janë prezentuar Qeverisë së Kosovës.
Duke e parë si një mundësi shumë të mirë bartjen e përvojave nga personalitetet e ndryshme tek studentët, Kolegjit DARDANIA morri iniciativë që të organizoi cikël ligjeratash me shumë figura të njohura si të vendit ashtu edhe ndërkombëtare. 

Më 16.10.2006 profesori i Universitetit të Tiranës- Shqipëri  Adrian Civici mbajti një ligjeratë para studentëve të Kolegjit DARDANIA me titull: “Globalizimi dhe modelet e zhvillimit ekonomik”.

Më 23.03.2007 Rektori i Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Shezai Rrokaj pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes Universiteti Dardania dhe Universitetit të Tiranës, para të pranishmëve mbajti ligjeratën me titull: ”Roli i universiteteve shqiptare përballë sfidës së integrimit në Procesin e Bolonjës”    

Ishte një kënaqësi e posaqme që në ambientet e Kolegjit DARDANIA profesori nga Universiteti i Montpelliesë – Francë Jacques Aben të mbajë ligjeratën me titull “Elementet e politikës monetare në Unionin Evropian me theks të veçantë në përdorimin e EUROS si monedhë unike”, ligjëratë e cila ishte shumë e mirëseardhur për të gjithë të pranishmit e posaqërisht për studentët e fakultetit Ekonomik. Kjo ligjeratë u mbajt më 12.04.2007.

Profesori i njohur austriak Johan Günther organizoi ciklin e ligjeratave në lëndën e Marketingut me studentët e nivelit Master në Kolegjit DARDANIA.
Një vëmendje dhe një interesim i posaqëm iu kushtua vizitës së Presidentit të Kosovës. Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, vizitë e cila u cilësua si një nderë dhe privilegj për Kolegjit DARDANIA dhe për studentët. 

Më 26.10.2008 në Kolegjit DARDANIA si mysafir i rradhës ishte Erhard Dagllas, Gjenerali i Task- Forcës në Kosovë i cili për të pranishmit mbajti ligjeratën me titull “Roli i lidershipit në shoqërinë demokratike”.
Wim Peteers, Ambasador belg në ambientet e Kolegjit DARDANIA mbajti ligjëratën me titull “ Shteti i vogël fiton pavarsinë”, ligjëratë e cila ishte  fokusuar në praktikën të cilën e kishte kaluar populli belg pas pavarsimit.
 
Ivo Ivanov - Ambasador i Bullgarisë në Kosovë ishte personaliteti i rradhës i cili e nderoi Kolegjit DARDANIA me ardhjen e tij dhe njëkohësisht me mbajtjen e një ligjerate para studentëve. Në këtë ligjeratë ambasadori shtjelloi temen “Bashkëpunimi rajonal” duke e parë si shumë të rëndësishme bashkëpunimin në mes shteteve të rajonit. 
Studentët e masterit kishin kënaqësin që të përfitojnë dituri të thelluara për lëndët nga fusha e integrimeve evropiane nga profesori nga Romania  Lazgo Kocis.
Në 16.05.2009 ambasadori i anglisë në Kosovë Andy Sparkes mbajti ligjeratën me titull “Sfidat e një diplomati dhe shfaqja e tij si lider në aspektet të ndryshme të karrierës diplomatike”. Të pranishëm këtë iniciativë të Kolegjit DARDANIA e cilësuan shumë të mirëseardhur për ngritjen e tyre profesionale dhe njëkohësisht për absorbimin e përvojave të personaliteteve të sukseshme siq ishte rasti me z.Sparks.

Duke e parë që Kolegjit DARDANIA është universitet lider në Kosovë, profesori Jacques Aben nga Universitetin Montpellier (Francë) paraqitet edhe një herë para studentëve të Kolegjit DARDANIA me ligjeratën me titull: “Menaxhimi i krizës financiare bankare”.
Meqenëse Kolegjit DARDANIA është i përkushtuar që në kontinuitet të bëjë ngritjen e cilësisë në mësimdhënje, më 4,5,6 prill 2009 organizoi për ligjeruesit e vetë një seminar tre ditor me temen” Mësimdhënja ndërvepruese në Universitet”.

Kolegjit DARDANIA në emër të bashkëpunimit me Drejtoratin për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Prishtinës dhe me qëllim të avancimit të menaxhimit në institucionet arsimore, organizoi seminarin me titull “Ecurit bashkëkohore për menaxhimin e suksesshëm të institucioneve arsimore. Përfitues të këtij trajnimi ishin drejtorët e të gjitha shkollave të mesme, fillore dhe parashkollore të komunës së Prishtinës.
Të gjitha këto organizime paraqesin më së miri punën e Institutit i cili në kontunoitet vazhdon me organizime të tilla të cilat janë në interes të studentit dhe njëkohësisht më së miri shprehin intersim dhe gatishmërinë që Kolegjit DARDANIA ka në fushën e hulumtimeve dhe kërkime shkencore.

Vlen të theksohet se si rezultat i bashkëpunimit me institucione e qendra të tjera hulumtuese-shkencore Kolegjit DARDANIA është bashkëpjesëmarrës në tri projekte të miratuara nga Tempusi. E konsiderojmë të nevojshme dhe presim përkrahje nga MASHT-i dhe AKA-ja për ndihmesën në implementimin e tyre.