Salla e leximit

Duke e parë interesimin e vazhdueshëm të studentëve për shfrytëzimin e ambienteve të Kolegji Dardania, përkatësisht të bibliotekës dhe sallave të vogla të leximit,

Menaxhmenti i kolegjit me rekomandimet e unionit studentor vendosën që të zgjerojnë kapacitetet e bibliotekës prej një hapësire prej 150 m2 në një hapësirë 350m2.

Në këtë pjesë të zgjeruar studentët kanë mundësi që pos ambientit shumë të përshtashëm dhe shumë modern për studim të kenë mundësi që në mënyrë direkte të kenë qasje edhe në biblioteken elektronike Ebsco si dhe në librat të cilët gjinden në formë elektronike në të gjithë kompjuterët të cilët janë në dispozicion në këtë sallë.

Duke u mbështetur në kapacitetet e mjaftueshme të cilat i ofron kjo sallë moderne e leximit, studentët kanë mundësi që të shfrytëzojnë edhe tavolina e punës të cilat janë shumë të përshtatshme për punë në grupe ose për ushtrime në mes studentëve.

Pamjet e kësaj salle japin shpjegimet më bindëse për këtë ambient të mrekullueshëm.