Projekt Bashkepunimi me Ambasaden Amerikane

Sukseset dhe të arriturat e Kolegjit DARDANIA nuk kanë të ndalur. Atyre së fundmi iu shtua edhe një sukses tjetër. Kolegji DARDANIA u bë fitues i një granti të dhënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Ky grant është ndarë për “Avancimin e burimeve te bibliotekës së Kolegjit DARDANIA”. Pjesë e këtij projekti ishte edhe aktiviteti i takimit nismëtar i cili u mbajt me datë 06 shtator 2013 në zyrte e KUSA-s, ku pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit nga Ambasada Amerikane si “grant holder” të këtij projekti. Përfituesit e këtij granti, studentët e DARDANISË, do të kenë qasje në të gjitha këto libra të cilët do të jenë në bibliotekën e Kolegjit DARDANIA. Këto  libra janë të edicioneve të fundit, të përzgjedhur nga fusha të ndryshme studimi si dhe nga shtëpitë më të njohura botuese.
Me këtë DARDANIA e dëshmon edhe një herë që në qendër të vëmendjes së saj ka studentët dhe përgatitjen e tyre sipas standardeve Evropiane.