Për Ne

MIRË SE VINI NË KOLEGJIN “DARDANIA”

Institucionin tonë të arsimit e pagëzuam me emrin “DARDANIA” për më shumë arsye.

E para,sepse duam që me këtë të dëshmojmë dhe të ruajmë me pietet vijimësinë e etnisë dardane në trojet e sotme të Kosovës.

E dyta,sepse çdo shkronjë e emërtimit “DARDANIA” shënon fillin e objektivave e të misionit arsimor-shkencor çfarë duam t’u sigurojmë studentëve dhe stafit të tonë akademik e administrativ- teknik.

Lexo shkronjë për shkronjë emrin “DARDANI” dhe njihu me objektivat dhe misionin arsimor-shkencor të institucionit tone: D- dritë, A- arsimimi, R- reformë, D- dije, A- ardhmëri të ndritshme, N- novatorizëm, I – intelegjencë.

Objektivat dhe misionin e vetë të përcaktuar Kolegji “DARDANIA” arrinë të realizojë:

  • me tërheqjen dhe sigurimin e qëndrueshëm të stafit akademik,vendor e ndërkombëtarë, me kualifikime të larta, përvojë të gjatë e rezultate të dëshmuara në fushën e publicistikës shkencore e tjetër kërkimore,
  • me tërheqjen dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të stafit të rinj akademik,cili i jep frymë dhe shtytje të re zhvillimit të vazhdueshëm mësimor-shkencor të Kolegjit tonë,
  • me programet studimore të krahasueshme me ato të qendrave universitare nga fusha evropiane e arsimit të lartë dhe universitar,
  • me infrastrukturën bashkëkohore e cila nënkupton: hapësirë të mjaftueshme,objekte mësimore të pajisura me teknikë moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies, bibliotekë me fond të pasur librar nga koha më e re dhe burime digjitale të të nxënit dhe mësimit.
  • me ofrimin e vyeshëm dhe efikas të shërbimeve studentëve, stafit akademik dhe kumunitet më të gjerë.

Kolegji “DARDANIA” është i gatshëm të ballafaqohet e të përballojë me sukses sfidat e mundshme të shekullit të ri siç janë :integrimi dhe globalizmi i arsimit të lartë, t’i ndihmojë zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare për integrim në rrjedhat rajonale dhe evropiane.

Jemi e për të mbetur institucion prijetar në arsimin e lartë në Kosovë e rajon,do të vazhdojmë të punojmë me përqendrim në realizimin e objektivave e të misionit tonë të parashtruar dhe t’u urojmë mirëseardhje të gjithë atyre që e duan dijen, kualifikimin e përgatitjen cilësore për karrierë dhe punë kërkimore-shkencore.